Isaia 6:1-13

  • Vegimi për Jehovain në tempullin e tij (1-4)

    • «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Jehovai» (3)

  • Buzët e Isaisë pastrohen (5-7)

  • Isaia merr një caktim (8-10)

    • «Ja ku jam! Më dërgo mua!» (8)

  • «Deri kur, o Jehova?» (11-13)

6  Vitin që vdiq mbreti Uziah,+ pashë Jehovain të ulur në një fron të lartë e të madhërishëm+ dhe cepat e veshjes së tij mbushnin tempullin.  Mbi të qëndronin serafinë. Secili* kishte gjashtë krahë: me dy krahë mbulonte fytyrën, me dy krahë mbulonte këmbët dhe me dy krahë fluturonte.   Ata thërritnin njëri pas tjetrit: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Jehovai i ushtrive!+ E gjithë toka është plot me lavdinë e tij.»  Boshtet e portave u drodhën nga thirrjet,* dhe shtëpia u mbush me tym.+   Prandaj thashë: «I mjeri unë! Tani mora fund,*sepse jam njeri me buzë të papastradhe banoj mes një populli me buzë të papastra;+sepse sytë e mi panë Mbretin, vetë Jehovain e ushtrive!»  Atëherë një nga serafinët fluturoi drejt meje me një thëngjill në dorë+ që e kishte marrë me mashë nga altari,+  më preku buzët dhe më tha: «Ja, me këtë të preka buzët. Tani faji t’u hoqe mëkati t’u shlye.»  Pastaj dëgjova zërin e Jehovait që tha: «Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?»+ Unë u përgjigja: «Ja ku jam! Më dërgo mua!»+   Ai më tha: «Shko e thuaji këtij populli: ‘Sa e sa herë do të dëgjoni,por s’do të kuptoni. Sa e sa herë do të shihni,por s’do të fitoni njohuri.’+ 10  Ngurtësoja zemrën këtij populli,+bëja të shurdhër veshët+dhe të verbër sytë,që me sy të mos shohin,me veshë të mos dëgjojnë,që me zemër të mos kuptojnëe kështu të mos kthehen tek unë që t’i shëroj.»+ 11  Atëherë unë thashë: «Deri kur, o Jehova?» Ai m’u përgjigj: «Derisa qytetet të kthehen në gërmadha pa asnjë banor,shtëpitë të mbeten pa njeridhe toka të rrënohet e të shkretohet;+ 12  derisa Jehovai t’i largojë njerëzit+e shkretimi të mbulojë mbarë vendin. 13  Megjithatë në të do të mbetet një e dhjeta, që do të digjet përsëri e do të jetë si cungu që mbetet pasi pritet një pemë e madhe a një lis; cungu do të përbëhet nga një farë* e shenjtë.»

Shënimet

Fjalë për fjalë «Ai».
Fjalë për fjalë «nga zëri i atij që thërriste».
Fjalë për fjalë «Më kanë bërë të hesht».
Ose «nga pasardhës».