Romakëve 13:1-14

  • Nënshtrimi ndaj autoriteteve (1-7)

    • Pagimi i taksave (6, 7)

  • Dashuria është përmbushja e Ligjit (8-10)

  • Të bëjmë një jetë të ndershme, si në dritën e diellit (11-14)

13  Çdo njeri të jetë i nënshtruar ndaj autoriteteve më të larta,*+ pasi nuk ka autoritet që të mos jetë lejuar nga Perëndia,+ dhe autoritetet ekzistuese janë në pozita relative* nga Perëndia.+  Prandaj, ata që u kundërvihen autoriteteve, i kundërvihen rregullit të Perëndisë, dhe ata që i kundërvihen këtij rregulli, do të marrin gjykimin që u takon.  Faktikisht, qeveritarët s’ka pse t’i ketë frikë ai që bën vepra të mira, por ai që bën të këqija.+ A do që të mos kesh frikë nga autoritetet? Vazhdo të bësh të mira+ dhe ata do të të lëvdojnë,  sepse janë shërbëtorë të Perëndisë për të mirën tënde. Por, nëse po bën të këqija, ki frikë, sepse nuk rrinë më kot me shpatë në dorë. Në të vërtetë, ata janë shërbëtorë të Perëndisë për t’u hakmarrë e për të ndëshkuar* këdo që bën të këqija.  Prandaj është e nevojshme t’u nënshtroheni, jo vetëm për shkak të ndëshkimit, por edhe për shkak të ndërgjegjes suaj.+  Për këtë arsye paguani edhe taksa, sepse autoritetet janë shërbëtorë të Perëndisë që kryejnë vazhdimisht shërbim publik.  Jepuni të gjithëve atë që u takon: taksën atij që kërkon taksën,+ haraçin atij që kërkon haraçin,* frikë atij që kërkon t’i frikësoheni+ dhe nderim atij që kërkon ta nderoni.+  Të mos i detyroheni askujt për asgjë, përveçse të doni njëri-tjetrin,+ sepse ai që do tjetrin, përmbush ligjin.+  Vërtet, kodi ligjor: «Mos kryej kurorëshkelje,*+ mos vrit,+ mos vidh,+ mos lakmo»+ dhe çdo urdhërim tjetër, përmblidhet në këto fjalë: «Duaje të afërmin tënd* si veten.»+ 10  Dashuria nuk i bën keq të afërmit,+ prandaj dashuria është përmbushja e ligjit.+ 11  Bëjini të gjitha këto ngaqë e dini në ç’periudhë jemi: tashmë është ora që të zgjoheni nga gjumi,+ sepse tani shpëtimi ynë është edhe më afër se kur u bëmë besimtarë. 12  Nata është thyer dhe dita është afruar. Prandaj, të flakim veprat e errësirës+ dhe të ngjeshim armët e dritës.+ 13  Të bëjmë një jetë të ndershme,+ si në dritën e diellit, pa festa* të shfrenuara e dehje, pa marrëdhënie imorale e sjellje të pacipë,*+ pa konflikte e xhelozi.*+ 14  Të vishemi me* Zotërinë Jezu Krisht+ dhe të mos synojmë* të kënaqim dëshirat mëkatare.*+

Shënimet

Domethënë, janë në pozitë më të lartë ose më të ulët se njëra-tjetra, por gjithnjë në pozitë më të ulët se Perëndia.
Ose «autoriteteve shtetërore; autoriteteve qeveritare».
Ose «për të shprehur zemërimin e tij të furishëm mbi».
Ose «tjetrin». Shih Fjalorthin.
Ose «tradhti bashkëshortore».
Ose «smirë».
Ose «sjellje të paturp; përbuzëse». Shumësi i fjalës greke asélgeia. Shih Fjalorthin.
Ose «ahengje».
Ose «Të imitojmë».
Ose «të mos bëjmë që më përpara plane».
Fjalë për fjalë «e mishit». Shih Fjalorthin.