Ligji i përtërirë 34:1-12

  • Jehovai i tregon Moisiut Tokën e Premtuar (1-4)

  • Vdekja e Moisiut (5-12)

34  Pastaj, nga rrafshinat e shkreta të Moabit, Moisiu u ngjit në malin e Nebos,+ në majë të Pisgahut,+ që gjendet përballë Jerikosë.+ Jehovai i tregoi atij gjithë vendin: nga Galadi deri në Dan,+  tërë Neftalin, vendin e Efraimit dhe të Manaseut, tërë vendin e Judës deri te deti në perëndim,*+  Negebin,+ krahinën e Jordanit,+ luginën e Jerikosë dhe qytetin e palmave deri në Zoar.+  Më pas Jehovai i tha: «Ky është vendi për të cilin iu betova Abrahamit, Isakut dhe Jakobit me fjalët: ‘Do t’ia jap pasardhësit* tënd.’+ Të lashë që ta shohësh me sytë e tu, por ti s’ke për ta kaluar Jordanin.»+  Pas kësaj Moisiu, shërbëtori i Jehovait, vdiq në vendin e Moabit siç kishte thënë Jehovai.+  Ai* e varrosi në luginën e Moabit, përballë Beth-Peorit, dhe deri më sot askush s’e di ku gjendet varri i tij.+  Moisiu ishte 120 vjeç kur vdiq.+ Nuk e kishin lënë as sytë, as fuqitë.  Populli i Izraelit e qau Moisiun për 30 ditë+ në rrafshinat e shkreta të Moabit. Pastaj ditët e zisë dhe të vajtimit për Moisiun mbaruan.  Josiu, biri i Nunit, ishte plot mençuri,* sepse Moisiu kishte vënë dorën mbi të;*+ izraelitët filluan ta dëgjonin dhe bënë siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.+ 10  Gjithsesi në Izrael nuk pati më kurrë profet si Moisiu,+ me të cilin Jehovai foli* sy për sy.+ 11  Ai kreu gjithë shenjat dhe mrekullitë që Jehovai e dërgoi të bënte para faraonit në Egjipt, para gjithë shërbëtorëve dhe para tërë vendit të tij.+ 12  Për më tepër, Moisiu veproi me dorë të fortë dhe fuqi të mahnitshme para syve të gjithë Izraelit.+

Shënimet

Domethënë, Deti i Madh, Mesdheu.
Fjalë për fjalë «farës». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Me sa duket i referohet Perëndisë.
Ose «plot mençuri falë fuqisë së Perëndisë».
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Fjalë për fjalë «e njohu».