Ligji i përtërirë 32:1-52

  • Kënga e Moisiut (1-47)

    • Jehovai, Shkëmbi (4)

    • Izraeli harron Shkëmbin e tij (18)

    • «Hakmarrja më përket mua» (35)

    • «Gëzoni, ju kombe, me popullin e tij» (43)

  • Moisiu do të vdesë në malin e Nebos (48-52)

32  «Mbani vesh, o qiej, dhe unë do të flas! Dëgjoji, o tokë, fjalët e gojës sime!   Mësimi im do të bjerë si shiu,fjalët e mia do të pikojnë si vesa,si shirat e buta përmbi bar,si shirat e bollshme mbi bimët,   se emrin e Jehovait do të shpall.+ Flitni për madhështinë e Perëndisë tonë!+   Ai është Shkëmbi, e përsosur është çdo gjë që bën,+sepse ai gjykon gjithnjë me drejtësi.+ Një Perëndi besnik+ që nuk është kurrë i padrejtë;+i drejtë dhe i ndershëm është ai.+   Janë ata që kanë vepruar me ligësi,+ndaj nuk janë fëmijë të tij, vetë e kanë fajin.+ Janë brez dredharak e i shtrembër!+   Kështu duhet t’ia shpërblesh Jehovait,+o popull i marrë e i pamend?!+ A nuk është ai Ati yt që të solli në jetë,+ai që të krijoi e të bëri një komb?!   Kujto kohët e lashta,mendo për brezat e shkuar;pyete babanë tënd, se ai mund të të tregojë;+pyeti të moshuarit, se ata mund të ta thonë.   Kur Më i Larti u dha kombeve trashëgiminë e tyre,+kur ndau bijtë e Adamit* nga njëri-tjetri,+i caktoi kufijtë e popujve+sipas numrit të bijve të Izraelit,+   sepse pjesa e Jehovait është populli i tij,+Jakobi është trashëgimia e tij.+ 10  Ai e gjeti në një vend të shkretë,+në një shkretëtirë të paanë ku dëgjoheshin veç uturima.+ E rrethoi që ta mbronte, u kujdes për të,+dhe si bebëzën e syrit e ruajti.+ 11  Porsi shqiponja që zgjon të vegjlit e saj,sillet rrotull mbi folenë,krahët shtrin, i merre mbi pendë i mban.+ 12  Vetëm Jehovai vazhdoi ta* printe,+e asnjë perëndi të huaj përkrah s’kishte.+ 13  Ai e vuri të kalëronte në vendet e larta të tokës,+dhe ky hëngri prodhimet e fushës.+ E ushqeu me mjaltë nga shkrepi,me vaj nga shkëmbi,* 14  me gjalpin e tufës, me qumështin e kopesë,me delet më të zgjedhura,*me deshtë e Bashanit, me cjeptë,me grurin më të mirë,*+e pinte verë nga gjaku* i rrushit. 15  Kur u majm, Jeshuruni* e shkelmoi pronarin e vet gjithë rebelim. Ti, o Jeshurun, u majme, u shëndoshe dhe u ngope.+ Kështu braktise Perëndinë që të bëri,+përbuze Shkëmbin e shpëtimit tënd. 16  Me perëndi të huaja ia ndizje zemërimin;+me gjëra të neveritshme e fyeje.+ 17  Demonëve u flijoje e jo Perëndisë,+atyre perëndive që nuk i kishe njohur,perëndive të reja që sapo ishin shfaqure që paraardhësit e tu nuk i njihnin. 18  E harrove Shkëmbin,+ atin tënd.Nuk e mbajte mend Perëndinë që të solli në jetë.+ 19  Kur e pa këtë, Jehovai e hodhi poshtë popullin,+ngaqë bijtë e bijat e fyen. 20  Atëherë tha: “Do t’i largoj sytë prej tyre,+e të shoh ç’do t’u ndodhë, sepse janë një brez i mbrapshtë,+bij aspak besnikë.+ 21  Me perëndi të pavlera kanë ndezur zemërimin tim,*+me idhujt e tyre të kotë më kanë fyer.+ Prandaj me një popull të pavlerë do t’i bëj xhelozë,+me një komb të marrë do t’i fyej,+ 22  sepse zemërimi im ka ndezur një zjarr+që do të djegë deri në skutat më të thella të Varrit,*+që do të përpijë tokën dhe prodhimet e saje do t’u vërë flakën themeleve të maleve. 23  Të zezat do t’ua shtoj,shigjetat mbi ta do t’i harxhoj. 24  Do të sfiliten nga uria,+do të përpihen nga ethe të forta e nga shkatërrimi i hidhur.+ Do të dërgoj kundër tyre kafshë grabitqare+dhe gjarpërinj* helmues që zvarriten në pluhur. 25  Jashtë, shpata do t’u përpijë fëmijët,+brenda, tmerri do t’i pushtojë+si djaloshin, edhe virgjëreshën,si foshnjën e gjirit, edhe plakun flokëzbardhur.+ 26  Do të kisha thënë: ‘Do t’i shpërndaj,e kujtimin e tyre do ta shuaj mes njerëzve’, 27  po të mos i trembesha reagimit të armikut,+se kundërshtarët mund të mos kuptonin e të thoshin:+ ‘Dora jonë doli triumfuese!+Gjithë këto gjëra nuk i bëri Jehovai.’ 28  Izraeli është një komb që i mungon gjykimi*dhe mes tyre asnjeri nuk kupton.+ 29  Ah, sikur të ishin të mençur!+ Do ta bluanin në mendje këtë gjë.+ Do ta mendonin fundin e tyre.+ 30  Si mundet një i vetëm të ndjekë këmba-këmbës 1.000 veta,dhe dy të bëjnë që 10.000 veta t’ia mbathin,+po të mos i braktisë Shkëmbi i tyre+dhe Jehovai t’i lërë në dorë të armiqve?! 31  (Se shkëmbi i tyre s’është si Shkëmbi ynë.+ Edhe armiqtë tanë e kanë kuptuar këtë.)+ 32  Ata janë si hardhia e Sodomësnga brezaret e Gomorrës.+ Rrushi i tyre është helm,bistakët e tyre janë të hidhur.+ 33  Vera e tyre është vrer gjarpërinjsh,helm vdekjeprurës kobre. 34  A nuk janë ruajtur tërë veprat e tyre pranë meje,të vulosura në depon time?+ 35  Hakmarrja më përket mua, edhe shpagimi.+ Në kohën e caktuar do t’u merren këmbët,+se ditën e shkatërrimit e kanë pranëdhe ajo që i pret, do të vijë sa hap e mbyll sytë.” 36  Po, Jehovai do ta gjykojë popullin e tij+dhe do t’i vijë keq për shërbëtorët e tij+kur të shohë që fuqitë u kanë shteruardhe që kanë mbetur veçse të pambrojturit e të dobëtit. 37  Atëherë ai do të thotë: “Ku janë perënditë e tyre,+shkëmbi ku kërkuan strehë, 38  që hanin dhjamin e flijimeve*dhe pinin verën e blatimeve të tyre në pije?+ Le të ngrihen e t’ju ndihmojnë;le të bëhen streha juaj. 39  Shihni, pra, se unë, po, unë jam Perëndia*+e veç meje s’ka tjetër.+ Unë vras e unë ngjall,+unë plagos+ e unë shëroj,+dorës sime s’ka njeri që t’i shpëtojë.+ 40  Unë ngre dorën drejt qiellit dhe betohem: ‘Siç është e vërtetë që rroj në jetë të jetëve’,+ 41  po e mpreha shpatën time vezulluesedhe po e ngrita dorën për të gjykuar,+do të hakmerrem ndaj kundërshtarëve të mi+e do t’i shpaguaj ata që më urrejnë. 42  Me gjak do t’i deh shigjetat e mia,me gjakun e të vrarëve dhe të robërve. Me mish do të ngopet shpata ime,me kokat e prijësve të armikut.” 43  Gëzoni, ju kombe, me popullin e tij,+se ai do të marrë hak për gjakun e shërbëtorëve të vet,+do të hakmerret ndaj kundërshtarëve të tij,+dhe do të bëjë shlyerjen për* vendin e popullit të tij.» 44  Kështu, ndërsa populli e dëgjonte, Moisiu bashkë me Hoshenë,*+ birin e Nunit, tha të gjitha fjalët e kësaj kënge.+ 45  Pasi tha tërë këto fjalë para gjithë Izraelit, 46  Moisiu vazhdoi: «Rrënjosini në zemër të gjitha fjalët që po ju them si paralajmërim sot,+ që t’i urdhëroni bijtë tuaj të zbatojnë me kujdes të gjitha fjalët e këtij Ligji.+ 47  Pasi për ju nuk janë fjalë boshe, por janë vetë jeta juaj,+ dhe falë tyre mund të jetoni gjatë në vendin që do të shtini në dorë pasi të kaloni Jordanin.» 48  Po atë ditë, Jehovai i tha Moisiut: 49  «Ngjitu në malin e Abarimit,+ në malin e Nebos,+ që gjendet në vendin e Moabit, përballë Jerikosë, e shih vendin e Kananit, që po u jap si pronë izraelitëve.+ 50  Pastaj do të vdesësh në malin ku do të ngjitesh pas pak dhe do të bashkohesh me popullin tënd,* ashtu si vdiq në malin e Horit yt vëlla, Aroni,+ dhe u bashkua me popullin e tij, 51  sepse ju të dy nuk u treguat besnikë ndaj meje në mes të izraelitëve pranë ujërave të Meribës+ në Kadesh, në shkretëtirën e Zinit, ngaqë nuk më shenjtëruat para syve të izraelitëve.+ 52  Do ta shohësh vendin nga larg, por nuk do të hysh në vendin që po i jap popullit të Izraelit.»+

Shënimet

Një mundësi tjetër «racën njerëzore».
Domethënë, Jakobin.
Ose «shkëmbi prej stralli».
Fjalë për fjalë «me dhjamin e deshve».
Fjalë për fjalë «me dhjamin e veshkave të grurit».
Ose «lëngu».
Do të thotë «i drejtë», një titull nderi për Izraelin.
Ose «më kanë bërë xheloz».
Ose «të Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «zvarranikë».
Një mundësi tjetër «e bën veshin shurdh ndaj këshillave».
Ose «që hanin flijimet më të mira».
Fjalë për fjalë «ai».
Ose «do të pastrojë».
Emri i mëparshëm i Josiut. Hoshea është një formë e shkurtuar e emrit Hoshajah, që do të thotë «i shpëtuar nga Jah; Jah ka shpëtuar».
Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.