Filipianëve 1:1-30
1 Pavli dhe Timoteu, skllevër të Krishtit Jezu, drejtuar gjithë të shenjtëve* në Filipi+ që janë në unitet me Krishtin Jezu, si edhe mbikëqyrësve e shërbëtorëve të kongregacionit:*+
2 Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, si edhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!
3 E falënderoj gjithnjë Perëndinë tim kur ju kujtoj
4 në çdo përgjërim që bëj për të gjithë ju, dhe çdo herë i përgjërohem me gëzim+
5 për kontributin që keni dhënë për lajmin e mirë* që nga dita e parë e deri në këtë çast.
6 Në fakt, jam i sigurt se ai që nisi një vepër të mirë mes jush, do ta vazhdojë derisa ta përfundojë+ në ditën e Krishtit Jezu.+
7 Është më se e drejtë ta mendoj këtë për të gjithë ju, pasi ju kam në zemër, meqë të gjithë merrni pjesë me mua në mirësinë e pamerituar të Perëndisë, qoftë në vargonjtë e mi,+ qoftë në mbrojtjen e në themelimin ligjërisht të lajmit të mirë.+
8 Vërtet, kam dëshmitar Perëndinë sa mall kam për të gjithë ju, me një përzemërsi të ngrohtë si ajo e Krishtit Jezu.
9 E për këtë lutem vazhdimisht, që t’ju shtohet gjithnjë e më shumë dashuria+ nga njohuria e saktë+ dhe aftësia e plotë dalluese,+
10 që të siguroheni për gjërat më të rëndësishme+ në mënyrë që të jeni të patëmetë e të mos pengoni të tjerët+ deri në ditën e Krishtit
11 dhe që të jepni fryt drejtësie me bollëk nëpërmjet Jezu Krishtit, në lavdi e lëvdim të Perëndisë.+
12 Vëllezër, dua të dini se ato që më ndodhën mua, në të vërtetë dolën për përparimin e lajmit të mirë,
13 aq sa, në mbarë Gardën Pretoriane* e mes gjithë të tjerëve, u bë e ditur gjerësisht se jam në vargonj+ për hir të Krishtit.+
14 E tani pjesa më e madhe e vëllezërve në Zotërinë po tregojnë edhe më shumë guxim për ta thënë fjalën e Perëndisë pa frikë, ngaqë kanë fituar siguri prej vargonjve të mi.
15 Vërtet që disa po predikojnë për Krishtin nga zilia e rivaliteti, por të tjerët po e bëjnë nga motive të mira.
16 Këta të fundit po e bëjnë të njohur Krishtin nga dashuria, pasi e dinë se unë jam caktuar për të mbrojtur lajmin e mirë;+
17 kurse të parët e bëjnë të shtyrë nga fryma e kundërshtimit e jo me motiv të pastër, pasi duan të më hapin telashe ndërsa jam në vargonj.
18 E me ç’rezultat? Me çdo mënyrë, qoftë me shtirje, qoftë me të vërtetë, Krishti po bëhet i njohur, e për këtë gëzoj. Madje do të vazhdoj të gëzoj,
19 sepse e di se kjo do të më sjellë shpëtimin nëpërmjet përgjërimeve tuaja+ dhe mbështetjes së frymës së Jezu Krishtit.+
20 E në përputhje me këtë, pres me padurim e shpresoj të mos turpërohem për asgjë, por me liri të plotë fjale, Krishti të madhërohet tani, sikurse edhe më parë, me anë të trupit tim, jetofsha a vdeksha.+
21 Vërtet, për mua Krishti është jetë+ dhe vdekja është fitim.+
22 Tani, edhe po të jetoj gjatë si njeri në tokë,* do të vazhdoj të jap fryt në veprën time; megjithatë, nuk e them çfarë do të zgjidhja.
23 Jam në dilemë: nga njëra anë dëshiroj shumë të çlirohem dhe të jem me Krishtin,+ pasi, patjetër, kjo është shumë më mirë.+
24 Por, nga ana tjetër, është më e nevojshme të qëndroj si njeri në tokë për të mirën tuaj.
25 Prandaj, i sigurt për këtë, e di se do të jetoj dhe do të vazhdoj të qëndroj me të gjithë ju, që të përparoni dhe të ndieni gëzimin që vjen nga besimi,
26 e kështu ngazëllimi juaj si dishepuj të Krishtit Jezu të vërshojë edhe më shumë kur të jem përsëri i pranishëm mes jush.
27 Ju veç silluni* në mënyrë të denjë për lajmin e mirë rreth Krishtit,+ që, edhe nëse vij e ju shoh, edhe nëse s’jam mes jush, të dëgjoj se po qëndroni të patundur, se jeni në një mendje e të bashkuar si një trup i vetëm,*+ duke u përpjekur krah për krah për besimin tuaj te lajmi i mirë,
28 pa u trembur kurrsesi nga kundërshtarët. Kjo për ta është provë se do të shkatërrohen,+ kurse për ju është provë se do të shpëtoni,+ e kjo vjen nga Perëndia.
29 Në fakt, juve ju është dhënë privilegji që jo vetëm të tregoni besim te Krishti, por edhe të vuani për të,+
30 përderisa po bëni të njëjtën betejë që bëra edhe unë, siç e patë vetë,+ e për të cilën dëgjoni se po bëj akoma.
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
^ Ose «për pjesëmarrjen tuaj në përhapjen e lajmit të mirë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «në mish».
^ Ose «silluni si qytetarë».
^ Fjalë për fjalë «në një frymë, me një shpirt».