Libri i dytë i Kronikave 7:1-22
7 Sapo Solomoni mbaroi lutjen,+ zbriti zjarr nga qiejt+ që përpiu blatimin e djegur dhe flijimet, dhe lavdia e Jehovait mbushi shtëpinë.+
2 Priftërinjtë nuk hynin dot në shtëpinë e Jehovait, sepse lavdia e Jehovait kishte mbushur shtëpinë e Jehovait.+
3 Gjithë populli i Izraelit e pa zjarrin kur zbriti dhe lavdinë e Jehovait që qëndronte mbi shtëpinë. Ata u përkulën thellë me fytyrë përtokë, ranë përmbys dhe falënderuan Jehovain me fjalët: «Se ai është i mirë; dashuria e tij besnike zgjat përjetë.»
4 Pastaj mbreti dhe gjithë populli bënë flijime para Jehovait.+
5 Mbreti Solomon paraqiti si flijim 22.000 gjedhë dhe 120.000 dhen. Kështu mbreti dhe tërë populli inauguruan* shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+
6 Priftërinjtë qëndronin në vendin e detyrës, si edhe levitët me instrumentet muzikore, që shoqëronin këngën për Jehovain.+ (Mbreti David i kishte bërë këto instrumente për të falënderuar Jehovain dhe për të thurur lavde me anë të tyre*—«sepse dashuria e tij besnike zgjat përjetë».) Priftërinjtë u binin fort trumbetave+ përballë tyre, kurse tërë izraelitët qëndronin në këmbë.
7 Pastaj Solomoni shenjtëroi mesin e oborrit para shtëpisë së Jehovait, sepse iu desh të ofronte atje blatimet e djegura+ dhe pjesët e dhjamura të flijimeve në bashkësi, meqë altari prej bakri+ që kishte bërë, nuk i mbante dot flijimet e djegura, blatimet në drithë+ dhe pjesët e dhjamura.+
8 Në atë kohë Solomoni bashkë me gjithë Izraelin, një kongregacion shumë i madh i ardhur nga gjithë vendi, nga Lebo-Hamathi* deri në vadin* e Egjiptit,+ e kremtuan festën për 7 ditë.+
9 Por ditën e 8-të* ata mbajtën një asamble solemne,+ sepse inaugurimi i altarit kishte zgjatur 7 ditë, po ashtu edhe festa 7 ditë të tjera.
10 Pastaj ditën e 23-të të muajit të 7-të, ai e nisi popullin, secilin në shtëpinë e tij, shumë të lumtur+ e me zemër të gëzuar për mirësinë që i kishte treguar Jehovai Davidit, Solomonit dhe popullit të vet, Izraelit.+
11 Kështu Solomoni mbaroi shtëpinë e Jehovait dhe shtëpinë e mbretit.*+ Ai ia doli të bënte çdo gjë që kishte në zemër për shtëpinë e Jehovait dhe për shtëpinë e vet.+
12 Atëherë Jehovai iu shfaq Solomonit+ natën dhe i tha: «E kam dëgjuar lutjen tënde dhe e kam zgjedhur këtë vend si shtëpi flijimi.+
13 Kur ta mbyll qiellin që të mos bjerë shi, kur t’i urdhëroj karkalecat që të përpijnë vendin ose kur të dërgoj një murtajë mes popullit tim,
14 nëse populli im, që është thirrur me emrin tim,+ përulet,+ lutet, më kërkon* dhe kthehet nga udhët e tij të këqija,+ unë do ta dëgjoj nga qiejt, do t’ia fal mëkatin dhe do ta përtërij vendin.+
15 Tani e tutje do të jem gjithë sy e vesh ndaj lutjes që bëhet në këtë vend.+
16 E kam zgjedhur dhe e kam shenjtëruar këtë shtëpi, që emri im të qëndrojë në të përjetë.+ Sytë e mi dhe zemra ime do të jenë aty përgjithmonë.+
17 Nëse ti ecën para meje ashtu siç eci ati yt, Davidi, duke bërë gjithçka që të kam urdhëruar, dhe u bindesh rregullave e vendimeve të mia gjyqësore,+
18 atëherë unë do ta bëj të patundur fronin e mbretërisë sate,+ ashtu siç lidha besëlidhjen me Davidin,+ atin tënd, duke thënë: ‘Një nga pasardhësit e tu do të sundojë gjithmonë në Izrael.’+
19 Por, nëse largoheni dhe braktisni ligjet e urdhërimet që ju kam vënë përpara, dhe filloni t’u shërbeni perëndive të tjera e të përkuleni para tyre,+
20 unë do t’ju shkul me rrënjë nga vendi që ju kam dhënë.+ Shtëpinë që kam shenjtëruar për emrin tim, do ta flak larg meje dhe do ta bëj objekt përbuzjeje* dhe gazin e botës.+
21 Kjo shtëpi do të kthehet në grumbuj gërmadhash. Kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur+ dhe do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+
22 Atëherë do t’i përgjigjen: ‘Ngaqë braktisën Jehovain,+ Perëndinë e paraardhësve të tyre, që i kishte nxjerrë nga vendi i Egjiptit,+ dhe pranuan krahëhapur perëndi të tjera, u përkulën para tyre dhe u shërbyen.+ Prandaj ai u solli gjithë këtë të keqe.’»+
Shënimet
^ Ose «përuruan».
^ Mund t’u referohet levitëve.
^ Ose «hyrja e Hamathit».
^ Shih Fjalorthin.
^ Dita pas festës, ose dita e 15-të.
^ Ose «pallatin mbretëror».
^ Fjalë për fjalë «kërkon fytyrën time».
^ Ose «shprehje proverbiale».