Efesianëve 5:1-33

5  Bëhuni, pra, imitues të Perëndisë,+ si bij të dashur  dhe vazhdoni të ecni në dashuri,+ ashtu si Krishti ju deshi+ dhe e dorëzoi veten e tij për ju si një blatim+ dhe flijim për Perëndinë, si një aromë erëmirë.+  Kurvëria,+ ndyrësia e çdo lloji ose lakmia+ as të mos përmenden ndër ju,+ ashtu siç u ka hije të shenjtëve.+  As sjellja e turpshme,+ as të folurit pa mend, as shakatë e ndyra,+ të cilat nuk kanë hije, por më tepër të jepen falënderime.+  Sepse ju e dini dhe e kuptoni vetë se asnjë kurvar,+ i ndyrë a lakmitar,+ që do të thotë të jesh idhujtar, nuk ka trashëgimi në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.+  Askush të mos ju mashtrojë me fjalë boshe,+ sepse, për shkak të gjërave që ju përmenda më sipër, zemërimi i Perëndisë po vjen mbi bijtë e mosbindjes.+  Mos kini, pra, asgjë të përbashkët me ta,+  sepse ishit dikur errësirë,+ por tani jeni dritë,+ sepse i përkitni Zotërisë. Vazhdoni të ecni si fëmijë të dritës,  sepse frytet e dritës përbëhen nga çdo lloj mirësie, drejtësie dhe të vërtete.+ 10  Vazhdoni të siguroheni se çfarë është e pranueshme+ para Zotërisë, 11  dhe mos merrni më pjesë+ me ta në veprat e pafrytshme që i përkasin errësirës,+ por, më mirë qortojini,+ 12  sepse gjërat që ata bëjnë në fshehtësi, janë të turpshme edhe për t’u treguar.+ 13  Të gjitha gjërat që kanë dalë sheshit,+ janë bërë të dukshme nga drita, sepse gjithçka që është bërë e dukshme,+ është dritë. 14  Prandaj, thuhet: «Zgjohu,+ ti që fle, e ngrihu nga të vdekurit,+ dhe Krishti do të ndriçojë+ mbi ty.» 15  Vazhdoni të shikoni me kujdes që mënyra se si ecni,+ të mos jetë si të pamendët, por si të mençurit, 16  duke blerë kohën e duhur+ për veten tuaj, sepse ditët janë të liga.+ 17  Prandaj, mjaft u bëtë të paarsyeshëm, por vazhdoni të dalloni+ se cili është vullneti+ i Jehovait. 18  Dhe mos u dehni+ me verë, në të cilën ka shfrenim,+ por vazhdoni të mbusheni me frymë,+ 19  dhe flitini njëri-tjetrit me psalme,+ lavde+ dhe këngë frymore, duke kënduar+ dhe duke i thurur melodi+ Jehovait në zemrat tuaja, 20  duke falënderuar+ gjithmonë për gjithçka Perëndinë dhe Atin tonë, në emër të Zotërisë tonë Jezu Krisht. 21  Jini të nënshtruar ndaj njëri-tjetrit+ në frikën e Krishtit. 22  Gratë le të jenë të nënshtruara+ ndaj burrave të tyre, si ndaj Zotërisë, 23  sepse burri është kreu i gruas së tij,+ ashtu si edhe Krishti është kreu i kongregacionit,+ duke qenë shpëtimtari i këtij trupi. 24  Po, ashtu si kongregacioni është i nënshtruar ndaj Krishtit, ashtu të jenë edhe gratë ndaj burrave të tyre në gjithçka.+ 25  Burra, vazhdoni t’i doni gratë tuaja,+ ashtu si edhe Krishti e deshi kongregacionin dhe dorëzoi veten për të,+ 26  që ta shenjtëronte,+ duke e pastruar nëpërmjet larjes me ujë me anë të fjalës,+ 27  që ta paraqiste kongregacionin para vetes, në shkëlqimin e tij,+ pa asnjë njollë ose rrudhë a diçka të tillë, por që të ishte i shenjtë dhe i patëmetë.+ 28  Në këtë mënyrë burrat duhet t’i duan gratë e tyre, si vetë trupat e tyre. Ai që do gruan e tij, do veten, 29  sepse, asnjeri nuk e urren kurrë trupin e vet, por e ushqen dhe përkujdeset për të,+ ashtu siç bën Krishti për kongregacionin, 30  sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij.+ 31  «Për këtë arsye, burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë me gruan e tij, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm.»+ 32  Ky sekret i shenjtë+ është i madh. Tani po flas për Krishtin dhe për kongregacionin.+ 33  Megjithatë, secili nga ju ta dojë gruan+ si veten, dhe gruaja duhet të ketë respekt të thellë+ për burrin e saj.

Shënimet