2 Timoteut 4:1-22
4 Të urdhëroj solemnisht përpara Perëndisë dhe Krishtit Jezu, që do të gjykojë+ të gjallët e të vdekurit,+ si edhe për shfaqjen+ dhe mbretërinë e tij:+
2 prediko fjalën,+ bëje këtë me urgjencë në kohë të favorshme+ dhe në kohë të vështirë,+ qorto,+ hiq vërejtje, nxit gjithë shpirtgjerësi+ dhe art mësimdhënieje.
3 Sepse do të vijë një periudhë kohe kur ata njerëz nuk do ta durojnë dot mësimin e shëndoshë,+ por në përputhje me dëshirat e veta, do të grumbullojnë për vete mësues që t’u gudulisin veshët,+
4 do t’i largojnë veshët nga e vërteta e do t’u kthehen tregimeve të rreme.+
5 Kurse ti, ruaj gjykimin+ në gjithçka, vuaj nga e liga,+ bëj veprën e ungjillëzuesit,+ kryeje plotësisht shërbimin tënd.+
6 Sepse tashmë jam derdhur si blatim në pije+ dhe koha e caktuar e lirimit tim+ është afër.
7 Luftën e shkëlqyer e bëra,+ vrapimin e përfundova,+ besimin e ruajta.+
8 Që tani e tutje, për mua ruhet kurora e drejtësisë,+ të cilën Zotëria, gjykatësi i drejtë,+ do të ma japë si shpërblim+ atë ditë,+ madje jo vetëm mua, por edhe të gjithë atyre që e kanë dashur shfaqjen e tij.
9 Bëj çmos të vish sa më shpejt tek unë,+
10 sepse Dema+ më braktisi, ngaqë donte këtë botë*+ dhe shkoi në Selanik, kurse Kreshenci në Galati+ e Titi në Dalmaci.
11 Me mua është vetëm Luka. Merre me vete Markun dhe sille, sepse është i dobishëm+ për shërbimin tim.
12 Kurse Tikikun+ e dërgova në Efes.
13 Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troas,+ te Karpi, dhe rrotullat, sidomos pergamenat.
14 Aleksandri,+ bakërpunuesi, më bëri shumë të këqija, dhe Jehovai ia shpagoftë sipas veprave të tij!+
15 Ruhu edhe ti nga ai, sepse u është kundërvënë jashtë mase fjalëve tona.
16 Në mbrojtjen time të parë, askush nuk m’u gjend pranë, dhe të gjithë më braktisën+—e kjo të mos u llogaritet+—
17 por Zotëria më qëndroi pranë+ dhe më mbushi me fuqi,+ që nëpërmjet meje predikimi të kryhej plotësisht dhe të gjitha kombet ta dëgjonin.+ Kështu, unë shpëtova nga goja e luanit.+
18 Zotëria do të më çlirojë nga çdo vepër e ligë+ e do të më shpëtojë për mbretërinë e tij qiellore.+ Atij i qoftë lavdia në jetë të jetëve! Amin!
19 Bëju të fala Priskës+ e Akuilës dhe atyre të shtëpisë së Onesiforit.+
20 Erasti+ qëndroi në Korint,+ kurse Trofimin+ e lashë të sëmurë në Milet.+
21 Bëj çmos të mbërrish para dimrit.Të bën të fala Eubuli, si dhe Pudenci, Lini, Klaudia dhe të gjithë vëllezërit.
22 Zotëria qoftë me frymën që ti tregon!+ Dashamirësia e tij e pamerituar qoftë me ju!
Shënimet
^ Ose «sistem; rend». Greqisht: aióna.