1 Korintasve 8:1-13

8  Në lidhje me ushqimet e paraqitura idhujve,+ ne e dimë, se të gjithë kemi njohuri.+ Njohuria krekos, kurse dashuria ndërton.+  Nëse dikush mendon se ka fituar njohuri për diçka,+ ai akoma nuk e njeh ashtu siç duhet ta njohë.+  Por nëse dikush do Perëndinë,+ Perëndia e njeh atë.+  Për sa i përket ngrënies+ së ushqimeve të paraqitura idhujve, ne e dimë se një idhull s’është asgjë+ në botë dhe se ka vetëm një Perëndi.+  Ndonëse ekzistojnë ata që quhen «perëndi»,+ qoftë në qiell,+ qoftë në tokë,+ ashtu sikurse ka shumë «perëndi» dhe shumë «zotërinj»,+  në të vërtetë për ne ka një Perëndi të vetëm,+ Ati,+ nga i cili janë të gjitha gjërat, dhe ne për të.+ Gjithashtu, ka një Zotëri të vetëm,+ Jezu Krishti,+ nëpërmjet të cilit janë të gjitha gjërat,+ dhe ne nëpërmjet tij.  Sidoqoftë, këtë njohuri nuk e kanë të gjithë njerëzit.+ Atyre që deri tani u vijnë ndër mend zakonet që kishin lidhur me idhujt, kur hanë ushqim, u duket si diçka e flijuar për ndonjë idhull.+ Prandaj, ndërgjegjja e tyre e dobët ndotet.+  Por nuk do të na rekomandojë ushqimi te Perëndia.+ Edhe nëse nuk hamë, nuk na mungon gjë, edhe nëse hamë, nuk i shtojmë ndonjë meritë vetes.+  Por vazhdoni të keni kujdes se mos kjo e drejtë që keni, bëhet në njëfarë mënyre gur pengese për ata që janë të dobët.+ 10  Nëse dikush të sheh ty që ke njohuri, që shtrohesh për të ngrënë në tempullin e një idhulli, a nuk do të nxitet ndërgjegjja e atij që është i dobët deri aty sa të hajë ushqime të paraqitura idhujve?+ 11  Në të vërtetë, nga njohuria jote po shkatërrohet njeriu i dobët, vëllai yt, për hir të të cilit Krishti vdiq.+ 12  Kur mëkatoni kështu kundër vëllezërve tuaj dhe plagosni ndërgjegjen e tyre+ të dobët, ju po mëkatoni kundër Krishtit. 13  Prandaj, nëse ushqimi bëhet pengesë+ për vëllanë tim, unë nuk do të ha më kurrë mish, që të mos bëhem pengesë+ për vëllanë tim.

Shënimet