JW Library Sign Language
JW Library Sign Language është një aplikacion zyrtar i Dëshmitarëve të Jehovait. Ai mund të shkarkojë, të organizojë dhe të hapë video nga siti jw.org në gjuhën e shenjave.
Shiko Biblën dhe botime të tjera me video në gjuhën e shenjave. Shkarkoji në pajisjen tënde portative që të mund t’i shikosh kur të mos kesh lidhje me Internetin. Kënaqu me figurat plot ngjyra, lundrimin e thjeshtë dhe komandat që përdoren me lehtësi.
Të rejat e aplikacionit
Nëntor 2023 (Versioni 5.1)
Të gjitha linqet në listë kanë të njëjtën renditje si në video.
Tetor 2022 (Versioni 5)
Falë kategorisë Faqja kryesore, është lehtësuar përdorimi i materialeve të mbledhjeve javore, i Mjeteve mësimore, i Materialeve të reja dhe i veçorive të tjera online.
Korrik 2022 (Versioni 4.6)
Është përmirësuar përdorimi i kategorive të botimeve, sidomos i atyre të organizuara në pjesë, si te libri Gëzoje jetën përgjithmonë.
Transfero listat në JW Library
Për të transferuar listat e tua, krijo një kopje rezervë në JW Library Sign Language dhe rivendose në JW Library.
Si të ruash hapësirë në pajisjen tënde
Si ta shfrytëzosh sa më mirë hapësirën që ke.
Si të përdorësh listat e videove
Mund të shtosh video, mund të shkurtosh një video dhe të personalizosh një listë.
Komanda të shpejta për videot
Mund t’i japësh komanda videos, falë disa veprimeve në ekran ose komandave të shpejta nga tastiera.
Pyetje që bëhen më shpesh—JW Library Sign Language
Gjej përgjigjet e pyetjeve më të zakonshme.