Privacy Settings

To provide you with the best possible experience, we use cookies and similar technologies. Some cookies are necessary to make our website work and cannot be refused. You can accept or decline the use of additional cookies, which we use only to improve your experience. None of this data will ever be sold or used for marketing. To learn more, read the Global Policy on Use of Cookies and Similar Technologies. You can customize your settings at any time by going to Privacy Settings.

Raja gjigante duke notuar me gojën hapur.

Todd Aki/Moment Open via Getty Images

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Sistemi i filtrimit i rajës gjigante

Sistemi i filtrimit i rajës gjigante

 Raja gjigante ushqehet me planktone, të cilat i gëlltit së bashku me ujin e detit teksa noton. Uji i pasur me planktone kalon përmes një filtri që ndodhet brenda gojës së saj. Ky filtër bën të mundur që planktonet të bien në fytin e rajës e të përdoren si ushqim. Ndërkohë uji i detit vazhdon të rrjedhë në brendësi të filtrit e të dalë përmes velëzave të rajës. Ç’është më e bukura, planktonet që filtron raja janë shumë më të vogla se hapësirat e filtrit të saj! Sipas gazetarit të shkencës, Ed Jong, kjo aftësi «duket e pamundur».

 Shqyrto faktet: Sistemi i filtrimit i rajës duket si pesë harqe, të cilat ngjajnë me një krehër me dhëmbëza nga të dyja anët. Disa nga dhëmbëzat e krehërit anojnë para e disa prapa. Ato e ndajnë ujin e detit dhe kështu një sasi uji vërshon lart dhe pjesa tjetër midis tyre, duke krijuar si rrjedhojë vorbulla të vogla uji.

 Kur planktonet ose grimcat e tjera të ushqimit përplasen me pjesën e përparme të dhëmbëzave, ato kërcejnë në rrymën më të vrullshme të ujit dhe përfundojnë në fytin e rajës, ku më pas ajo i gëlltit. Edhe planktonet që janë tepër të vockla për të ngecur mes dhëmbëzave përfundojnë në fytin e rajës falë vorbullave të vrullshme që e përshpejtojnë udhëtimin e tyre duke mos i lënë të futen përmes dhëmbëzave. Falë këtij sistemi filtrimi, raja arrin të gëlltitë copëza të vockla ushqimi që përndryshe do të kishin dalë sërish në det përmes hapësirave të dhëmbëzave.

 Për më tepër, sistemi i ushqyerjes me filtrim i rajës gjigante nuk lejon bllokimin dhe vetëpastrohet, pavarësisht sa shpejt noton raja apo sa shumë planktone ka në ujë.

 Studiuesit shpresojnë të imitojnë sistemin e filtrimit të rajës që të projektojnë filtra për pastrimin e ujërave të zeza dhe heqjen e grimcave mikroplastike.

 Si mendon? A erdhi me evolucion sistemi i filtrimit i rajës gjigante? Apo është projektuar?