Pse Dëshmitarët e Jehovait shkojnë derë më derë?
Jezui u tha ithtarëve të tij ‘të bënin dishepuj njerëz nga të gjitha kombet’. (Mateu 28:19, 20) Kur i dërgoi dishepujt e hershëm në predikim, Jezui i udhëzoi të shkonin në shtëpitë e njerëzve. (Mateu 10:7, 11-13) Pas vdekjes së Jezuit, të krishterët e shekullit të parë vazhduan ta përhapnin mesazhin e tyre «publikisht dhe shtëpi më shtëpi». (Veprat 5:42; 20:20) Ne ndjekim shembullin e të krishterëve të hershëm dhe kemi vërejtur se shërbimi derë më derë është një mënyrë e mirë për të folur me njerëzit.