Privacy Settings

To provide you with the best possible experience, we use cookies and similar technologies. Some cookies are necessary to make our website work and cannot be refused. You can accept or decline the use of additional cookies, which we use only to improve your experience. None of this data will ever be sold or used for marketing. To learn more, read the Global Policy on Use of Cookies and Similar Technologies. You can customize your settings at any time by going to Privacy Settings.

Dashuria na shtyn të veprojmë kur bien katastrofa

Dashuria na shtyn të veprojmë kur bien katastrofa

Në raste nevoje Dëshmitarët e Jehovait ndihmojnë bashkëbesimtarët e të tjerët. E bëjnë këtë të nxitur nga dashuria, e cila është shenjë dalluese e të krishterëve të vërtetë.​—Gjoni 13:35.

Më poshtë jepet një listë e pjesshme e ndihmës që është dhënë gjatë një periudhe 12-mujore, që përfundoi nga mesi i vitit 2012. Në listë nuk përmenden ndihma emocionale dhe forcimi i besimit që shoqërojnë gjithmonë përpjekjet tona.

Një pjesë të mirë të ndihmës e organizuan Komitetet e Ndihmës në Rast Katastrofash, të krijuara nga zyrat e degëve të Dëshmitarëve. Gjithashtu, edhe kongregacionet vendëse dhanë vazhdimisht ndihmë.

Japoni

Japoni: Më 11 mars të vitit 2011, një tërmet e më pas një tsunami goditën Japoninë Veriore, dhe kjo ndikoi te qindra mijë veta. Dëshmitarët e Jehovait anekënd botës ofruan pa u kursyer paratë, aftësitë dhe gjëra të tjera për të ndihmuar.

Brazil: Përmbytje, rrëshqitje dheu e balte sollën vdekjen e qindra njerëzve. Menjëherë, Dëshmitarët e Jehovait dërguan atje 42 tonë ushqim të konservuar, 20.000 shishe ujë, 10 tonë rroba, 5 tonë produkte higjienike, si edhe ilaçe e gjëra të tjera.

Kongo (Brazavil): Kur shpërtheu një depo armësh, u shkatërruan 4 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait dhe 28 shtëpi të tjera Dëshmitarësh u dëmtuan. Viktimave iu dhanë ushqim e rroba, dhe Dëshmitarët vendës strehuan familje që u prekën nga katastrofa.

Kongo (Kinshasë): Të sëmurëve nga kolera iu dhanë ilaçe. Viktimave të përmbytjes së shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm iu dhuruan veshje. Kurse atyre në kampet e refugjatëve iu dhanë ndihmë mjekësore, fara për kultivim dhe veshje me shumicë.

Venezuelë: Rrebeshet sollën përmbytje e rrëshqitje dheu. Komitetet e Ndihmës në Rast Katastrofash ndihmuan 288 Dëshmitarë të prekur. U ndërtuan më tepër se 50 shtëpi të reja. Përveç kësaj, komitetet e ndihmës po ndihmojnë ata, shtëpitë e të cilëve rrezikojnë nga niveli gjithnjë në rritje i liqenit Valencia.

Filipine

Filipine: Tajfunet sollën përmbytje në një pjesë të vendit. Dega u dërgoi ushqime e veshje viktimave dhe Dëshmitarët atje ndihmuan me pastrimin, pasi ra niveli i ujit.

Kanada: Pas një zjarri të madh në pyjet e Albertës, kongregacioni Slave Lake mori goxha kontribute nga Dëshmitarët e asaj zone për të ndihmuar me pastrimin. Ngaqë nuk nevojiteshin të gjitha paratë, kongregacioni ua dhuroi më tepër se gjysmën e shumës viktimave të katastrofave në pjesë të tjera të botës.

Bregu i Fildishtë: Të mira materiale, strehim e kujdes mjekësor iu dhanë nevojtarëve para, gjatë dhe pas një lufte në vend.

Fixhi: Për shkak të përmbytjeve nga shirat e rëndë, shumica e 192 familjeve të Dëshmitarëve që u prekën, humbën fermat, burimin e ushqimit e të të ardhurave. Atyre iu dhanë ndihma në ushqime.

Ganë: Viktimave të përmbytjes në lindje të vendit iu dhanë ushqime, fara dhe strehim.

Shtetet e Bashkuara: Tornadot dëmtuan 66 shtëpi të Dëshmitarëve në tri shtete dhe shkatërruan 12 shtëpi të tyre. Edhe pse shumica e pronarëve kishin siguracion, prapëseprapë u siguruan fonde për të ndihmuar.

Argjentinë: Kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait ndihmuan ata në jug të vendit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga hiri vullkanik.

Mozambik: Iu sigurua ushqim më shumë se 1.000 njerëzve të prekur nga thatësira.

Nigeri: Ndihmë financiare iu dha 24 Dëshmitarëve të plagosur nga një aksident i rëndë me autobus. Gjithashtu u ndihmuan shumë veta në veri të vendit, të cilët mbetën pa shtëpi për shkak të konflikteve fetare etnike.

Benin: Ilaçe, veshje, rrjeta mushkonjash, ujë i pijshëm dhe strehim iu siguruan viktimave të përmbytjeve të rënda.

Republika Domenikane

Republika Domenikane: Pas uraganit Irena, kongregacionet vendëse ndihmuan për riparimin e shtëpive dhe dhanë ndihma materiale.

Etiopi: Në dy zona me thatësirë dhe në një zonë të përmbytur u dhanë fonde për të plotësuar nevojat e të prekurve.

Kenia: U dhanë fonde për të ndihmuar të prekurit e thatësirës.

Malavi: Iu dha ndihmë atyre që jetojnë në kampin e refugjatëve në Dzaleka.

Nepal: Një rrëshqitje dheu dëmtoi shtëpinë e një Dëshmitareje. Asaj iu sigurua shtëpi e përkohshme dhe ndihmë nga kongregacioni atje.

Papua Guineja e Re: Zjarrvënësit dogjën tetë shtëpi Dëshmitarësh. U morën masa që të rindërtoheshin.

Rumani: Disa Dëshmitarë humbën shtëpitë si pasojë e përmbytjes. U sigurua ndihmë për rindërtimin e tyre.

Mali: Senegali fqinj dha fonde për ata që nuk kishin ushqim nga të korrat jo të mbara për shkak të thatësirës.

Sierra-Leone: Mjekët Dëshmitarë nga Franca u dhanë ndihmë mjekësore Dëshmitarëve të Jehovait në zonat që më parë ishin rrënuar nga lufta.

Tajlandë: Përmbytje katastrofike sollën mjaft dëme në disa provinca. Skuadra ndihmash riparuan dhe pastruan 100 shtëpi e 6 Salla Mbretërie.

Republika Çeke: Pasi përmbytjet dëmtuan disa shtëpi në Republikën Çeke, Dëshmitarët në Sllovakinë fqinje dhanë ndihmën e tyre.

Sri-Lankë: Përfundoi shumica e punës për dhënien e ndihmës pas një tsunami.

Sudan: Ushqim, veshje, këpucë dhe çarçafë plastikë iu dërguan Dëshmitarëve të Jehovait që ngelën të pastrehë për shkak të luftimeve në vend.

Tanzani: Gjatë një përmbytjeje të rëndë, 14 familje humbën zotërimet. Kongregacionet e zonës dhuruan veshje dhe pajisje shtëpiake. U rindërtua një shtëpi.

Zimbabve: Thatësira solli uri në një pjesë të vendit. Të prekurve iu dhanë ushqim e para.

Burundi: Refugjatëve po u jepet ndihmë, përfshirë kujdesin mjekësor.