Trego dashuri
Problemi
Paragjykimet nuk zhduken sa hap e mbyll sytë. Ashtu siç duhet kohë e përpjekje për të luftuar një virus, po njësoj duhet kohë dhe përpjekje për të luftuar paragjykimet. Ç’mund të bësh që të heqësh paragjykimet nga zemra?
Parim nga Bibla
«Vishuni me dashuri, sepse ajo është një lidhje e përsosur bashkimi.»—KOLOSIANËVE 3:14.
Çfarë do të thotë? Kur bëjmë gjëra të mira për të tjerët, afrohemi më shumë me ta. Sa më shumë dashuri të tregosh për të tjerët, aq më pak paragjykime do të kesh. Sa më shumë ta mbushësh zemrën me dashuri, aq më pak vend do të ketë për urrejtje dhe përçmim.
Çfarë mund të bësh
Mendo për mënyra konkrete si mund të tregosh dashuri për njerëzit e atij grupi që i ke parë me sy negativ. S’kanë pse të jenë gjëra të mëdha. Provo këto sugjerime:
Çdo veprim i vogël dashurie, të largon gjithnjë e më shumë nga paragjykimet
Tregoju mirësjellje njerëzve të atij grupi duke u mbajtur derën hapur ose duke u lënë vendin tënd në transportin publik.
Provo të bësh biseda të thjeshta edhe nëse nuk e flet mirë gjuhën e tyre.
Trego durim kur nuk e kupton si sillen.
Trego dhembshuri kur të hapen për problemet.