Jehu lufton për adhurimin e vërtetë
Jehu lufton për adhurimin e vërtetë
JEHU luftoi për adhurimin e vërtetë. Ai e bëri këtë në mënyrë energjike, të shpejtë, të paepur, të zellshme e të guximshme. Jehu kishte cilësi që duhet t’i imitojmë.
Jehut iu besua një caktim kur kombi i Izraelit ishte në situatë të vështirë. Vendi ishte nën ndikimin e lig të Jezebelës, e veja e Akabit dhe e ëma e mbretit në pushtet, Jehoramit. Ajo nxiti kultin e Baalit në dëm të adhurimit të Jehovait, vrau profetët e Perëndisë dhe e korruptoi popullin me «kurvëritë» dhe «shtrigëritë» e saj. (2 Mbret. 9:22; 1 Mbret. 18:4, 13) Jehovai dekretoi shfarosjen e tërë shtëpisë së Akabit, përfshirë Jehoramin dhe Jezebelën, e Jehu duhej të ishte në krye të këtij misioni.
Për herë të parë, Jehu përmendet në Shkrime i ulur me krerët ushtarakë, ndërkohë që izraelitët po luftonin kundër sirianëve në Ramot-Galaad. Jehu ishte një zyrtar i rangut të lartë dhe mbase komandanti i ushtrisë së Izraelit. Profeti Elise dërgoi një nga bijtë e profetëve që ta miroste Jehun si mbret dhe ta udhëzonte që të vriste të gjithë meshkujt e shtëpisë apostate të Akabit.—2 Mbret. 8:28; 9:1-10.
Kur zyrtarët e tjerë e pyetën për qëllimin e asaj vizite, Jehu ngurroi t’ua thoshte. Por kur ngulmuan, ua tha arsyen dhe bashkë me shokët e tij nisi të komplotonte kundër Jehoramit. (2 Mbret. 9:11-14) Ka të ngjarë që politikat e oborrit mbretëror dhe ndikimi i Jezebelës të kishin ngjallur indinjatë e kundërshtim mes radhëve të ushtrisë. Sidoqoftë, Jehu mendoi me kujdes se si të gjente mënyrën më të mirë për të përmbushur caktimin e tij.
Mbreti Jehoram ishte plagosur në betejë dhe ishte tërhequr në qytetin e Jezreelit, me shpresë se do ta merrte veten. Jehu e dinte se, që plani i tij të kishte sukses, nuk duhej të shkonte asnjë fjalë në Jezreel. «Mos lini askënd që t’ia mbathë nga qyteti e të shkojë të njoftojë në Jezreel»,—tha Jehu. (2 Mbret. 9:14, 15) Ndoshta ai priste njëfarë rezistence nga trupat besnike të Jehoramit. Jehu donte të sigurohej që askush të mos ia prishte planin.
NGET SI I TËRBUAR
Që t’i zinte në befasi, Jehu bëri me karrocë 72 kilometra nga Ramot-Galaadi në Jezreel. Teksa nxitonte për në vendmbërritjen e tij, një rojë mbi kullë pa «një mori njerëzish që po vinin, njerëzit e Jehut». (2 Mbret. 9:17) Ka shumë të ngjarë që Jehu të ketë marrë shumë trupa ushtarake me vete që t’ia arrinte qëllimit.
2 Mbret. 9:20) Nëse Jehu normalisht e ngiste kështu karrocën, nxitimi për këtë mision të veçantë duhet ta ketë bërë të ngiste tamam si i tërbuar.
Meqë dalloi se në një nga karrocat ishte Jehu guximtar, roja thirri: «E nget si i çmendur.» (Dy lajmëtarëve që i dërguan, Jehu nuk u tha asgjë, por takoi mbretin Jehoram dhe aleatin e tij Ahaziah, mbretin e Judës, secilin në karrocën e vet. Jehorami e pyeti: «A vjen në paqe, Jehu?» Por ky ia ktheu: «Ç’paqe mund të ketë përderisa vazhdojnë kurvëritë e Jezebelës, nënës sate, dhe shtrigëritë e saj të shumta?» I alarmuar nga kjo përgjigje, Jehorami u kthye t’ia mbathte. Por Jehu ishte shumë më i shpejtë. Ai nxori një hark, e goditi me shigjetë në zemër Jehoramin dhe mbreti ra i vdekur në karrocën e tij. Megjithëse Ahaziahu arriti t’ia mbathte, më vonë Jehu e ndoqi dhe urdhëroi ta vritnin.—2 Mbret. 9:22-24, 27.
Pjesëtari tjetër i shtëpisë së Akabit që duhej eliminuar ishte Jezebela, mbretëresha e ligë. Me të drejtë Jehu e quajti atë «të mallkuar». Kur Jehu shkoi në Jezreel, pa Jezebelën tek vështronte poshtë nga një dritare e pallatit. Pa bërë shumë fjalë, Jehu i urdhëroi zyrtarët e oborrit që ta hidhnin Jezebelën nga dritarja. Pastaj vuri kuajt që ta shkelnin atë njeri që kishte pasur një ndikim aq negativ në mbarë Izraelin. Pas kësaj, Jehu eliminoi dhjetëra pjesëtarë të tjerë të shtëpisë së Akabit të lig.—2 Mbret. 9:30-34; 10:1-14.
Ndonëse askujt s’i pëlqen dhuna, duhet të kuptojmë se në atë kohë, Jehovai përdorte shërbëtorët e vet për të zbatuar gjykimet e tij. Shkrimet thonë: «Ishte Perëndia ai që e bëri Ahaziahun të shkonte te Jehorami, me qëllim që atij t’i vinte fundi. Kur erdhi, ai doli me Jehoramin kundër Jehut, nipit të Nimshit, të cilin Jehovai e kishte mirosur për të shfarosur shtëpinë e Akabit.» (2 Kron. 22:7) Kur urdhëroi që trupin e Jehoramit ta hidhnin në pjesën e arës së Nabotit, Jehu pranoi që ky veprim përmbushi premtimin e Jehovait se do ta ndëshkonte Akabin për vrasjen e Nabotit. Për më tepër, Jehu ishte urdhëruar që ‘të hakmerrej për gjakun e shërbëtorëve të Perëndisë’ të derdhur nga Jezebela.—2 Mbret. 9:7, 25, 26; 1 Mbret. 21:17-19.
Sot, asnjë shërbëtor i Jehovait nuk përdor forcën fizike me kundërshtarët e adhurimit të vërtetë. «Hakmarrja më përket mua»,—thotë Hebr. 10:30) Por, për ta mbrojtur kongregacionin nga ndikimet korruptuese, mund të jetë e nevojshme që pleqtë e krishterë të veprojnë me guxim si Jehu. (1 Kor. 5:9-13) Po ashtu, të gjithë pjesëtarët e kongregacionit duhet të shmangin me vendosmëri shoqërinë me individët e përjashtuar.—2 Gjon. 9-11.
Perëndia. (JEHU NUK LEJOI ASGJË QË TË MATEJ ME JEHOVAIN
Motivi që e shtyu Jehun të përmbushte misionin e tij, duket qartë nga fjalët që i tha më pas Jehonadabit besnik: «Eja me mua dhe shiko që unë nuk lejoj asgjë që të matet me Jehovain.» Jehonadabi e pranoi ftesën, hipi në karrocën e Jehut dhe shkuan bashkë në Samari. Atje, Jehu «veproi dhelpërisht, që t’i shfaroste adhuruesit e Baalit».—2 Mbret. 10:15-17, 19.
Jehu njoftoi se kishte ndër mend të bënte «një flijim të madh» për Baalin. (2 Mbret. 10:18, 19) «Kjo është një lojë fjalësh e zgjuar nga ana e Jehut»,—thotë një studiues. Edhe pse termi i përdorur këtu «në përgjithësi do të thotë ‘flijim’, përdoret edhe për ‘vrasjen e apostatëve’». Ngaqë Jehu donte të mos mungonte asnjë adhurues i Baalit, i mblodhi të gjithë në shtëpinë e Baalit dhe urdhëroi që të visheshin me veshje të dallueshme. «Sapo mbaroi së paraqituri blatimin e djegur», Jehu urdhëroi 80 burra të armatosur që të vritnin besimtarët e devotshëm të Baalit. Më pas urdhëroi që shtëpia e Baalit të shkatërrohej e të kthehej në nevojtore, vend i papërshtatshëm për adhurim.—2 Mbret. 10:20-27.
Është e vërtetë se Jehu derdhi shumë gjak. Megjithatë, Shkrimet e përshkruajnë si një burrë të guximshëm që çliroi Izraelin nga sundimi shtypës i Jezebelës dhe i familjes së saj. Që një udhëheqës i Izraelit të arrinte të bënte këtë, duhej të kishte guxim, vendosmëri dhe zell. «Ishte një detyrë e vështirë që u çua në mënyrë të paepur deri në fund,—komentohet në një fjalor biblik.—Ndoshta masa më të buta nuk do ta kishin çrrënjosur adhurimin e Baalit nga Izraeli.»
Pa dyshim kuptohet se rrethanat që hasin të krishterët sot kërkojnë që të shfaqin disa cilësi që kishte Jehu. Për shembull, si duhet të reagojmë nëse tundohemi të përfshihemi në ndonjë aktivitet që Jehovai e dënon? Duhet të refuzojmë me shpejtësi, guxim dhe zell. Kur bëhet fjalë për përkushtimin hyjnor, nuk mund të lejojmë asgjë që të matet me Jehovain.
TREGO KUJDES QË TË ECËSH NË LIGJIN E JEHOVAIT
Fundi i kësaj historie përbën një paralajmërim. Jehu ‘nuk u largua nga viçat e artë në Bethel dhe në Dan’. (2 Mbret. 10:29) Si mund të toleronte idhujtarinë një njeri që dukej aq i zellshëm për adhurimin e vërtetë?
Jehu mund të ketë menduar se për të qenë e pavarur nga Juda, mbretëria e Izraelit duhej të ndahej prej saj nga ana fetare. Prandaj, ashtu si mbretërit e mëparshëm të Izraelit, ai u përpoq t’i mbante të ndara duke ruajtur adhurimin e viçit. Por kështu tregoi se nuk pati siguri të plotë te Jehovai, i cili e kishte bërë mbret.
Jehovai e lavdëroi Jehun, sepse ‘veproi mirë, duke bërë atë që ishte e drejtë në sytë e Tij’. Megjithatë, Jehu «nuk tregoi kujdes që të ecte me gjithë zemër në ligjin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit». (2 Mbret. 10:30, 31) Kur mendon gjithçka që bëri Jehu më parë, mund të të duket e habitshme dhe e trishtueshme kjo gjë. Sidoqoftë, ne nxjerrim një mësim. Kurrë nuk duhet ta shohim marrëdhënien me Jehovain si diçka të zakonshme. Çdo ditë duhet ta kultivojmë besnikërinë ndaj Perëndisë duke studiuar Fjalën e tij, duke medituar rreth saj dhe duke iu lutur me gjithë zemër Atit tonë qiellor. Prandaj, le të tregojmë jashtëzakonisht kujdes që të vazhdojmë të ecim në ligjin e Jehovait me gjithë zemër!—1 Kor. 10:12.
[Kutia në faqen 4]
Jehu në histori
Historianët shpesh kanë ngritur pikëpyetje nëse personazhet e përmendura në Shkrime kanë ekzistuar vërtet. A ka ndonjë provë jobiblike për ekzistencën e Jehut?
Të paktën tri dokumente nga Asiria e lashtë e përmendin me emër këtë mbret të Izraelit. Në njërin prej tyre pretendohet se aty tregohet që Jehu ose ndoshta një nga të dërguarit e tij, po përkulet para mbretit asirian Shalmaneserit III dhe po i jep një haraç. Në mbishkrimin shoqërues thuhet: «Haraçi i Jehut (Ia-ú-a), bir i Omrit (Hu-um-ri); mora prej tij argjend, ar, një kupë të artë saplu, një vazo të artë me fund me majë, gota të arta, kova të arta, kallaj, një skeptër (dhe) një puruhtu [domethënia e kësaj fjale nuk dihet] druri.» Faktikisht, Jehu nuk ishte vërtet «bir i Omrit», por kjo shprehje përdorej për mbretërit e mëvonshëm të Izraelit, ndoshta ngaqë Omri ishte i famshëm dhe ndërtoi Samarinë, kryeqytetin e Izraelit.
Pretendimi i mbretit asirian në lidhje me haraçin që gjoja pagoi Jehu, nuk mund të vërtetohet. Gjithsesi, ai e përmend tri herë Jehun—në një stelë, në një statujë të Shalmaneserit dhe në analet mbretërore asiriane. Këto referime nuk lënë dyshime se ky personazh biblik ka qenë real.