Vlerësohet interesi për Biblën
Vlerësohet interesi për Biblën
MARIANA, një Dëshmitare e Jehovait në jug të Italisë, është 18 vjeçe dhe ndjek vitin e fundit të shkollës së mesme. Në shkollën e saj ka edhe të rinj të tjerë Dëshmitarë.
Mariana shkruan: «Prej disa vjetësh, disa nga ne lexojnë gjatë pushimit shkrimin e ditës nga broshura Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë. I vetmi vend ku mund ta bënim këtë gjë, ishte në një nga korridoret, afër sallës së mësuesve. Nuk ishte edhe aq i qetë si vend. Shumë nga mësuesit na shihnin kur kalonin aty, dhe disa ndaleshin për të parë ç’po bënim. Kjo gjë shpesh na krijonte mundësinë t’u përgjigjeshim pyetjeve të tyre. Gati çdo ditë, një nga mësuesit ndalej që të bisedonte me ne. Disa rrinin për të dëgjuar tek diskutonim shkrimin nga Bibla dhe thoshin se e vlerësonin interesin që tregojmë ne Dëshmitarët për gjërat fetare. Një herë, nëndrejtori na ftoi ta zhvillonim bisedën në sallën e mësuesve.
Kur pa se ku e shqyrtonim shkrimin nga Bibla, mësuesi im i kërkoi drejtorit nëse mund ta bënim këtë gjë në një klasë, që të ishim më qetë. Drejtori na dha leje, dhe mësuesi na lavdëroi para tërë klasës për shembullin tonë të mirë. Të gjithë jemi mjaft të gëzuar për këtë privilegj të madh që na ka dhënë Jehovai.»