Shpëtim për ata që zgjedhin dritën
Shpëtim për ata që zgjedhin dritën
«Jehovai është drita ime dhe shpëtimi im. Nga kush do të kem frikë?»—PSALMI 27:1, BR.
1. Çfarë masash jetëdhënëse merr Jehovai?
JEHOVAI është Burimi i dritës së diellit që bën të mundur jetën në tokë. (Zanafilla 1:2, 14) Ai është edhe Krijuesi i dritës frymore, e cila largon errësirën vdekjeprurëse të botës së Satanait. (Isaia 60:2; 2 Korintasve 4:6; Efesianëve 5:8-11; 6:12) Ata që zgjedhin dritën mund të thonë si psalmisti: «Jehovai është drita ime dhe shpëtimi im. Nga kush do të kem frikë?» (Psalmi 27:1a, BR) Megjithatë, siç ndodhi në kohën e Jezuit, ata që parapëlqejnë errësirën mund të presin vetëm një gjykim të pafavorshëm.—Gjoni 1:9-11; 3:19-21, 36.
2. Çfarë u ndodhi në kohët e lashta atyre që e hodhën poshtë dritën e Jehovait dhe atyre që e dëgjuan fjalën e tij?
2 Në ditët e Isaisë, pjesa më e madhe e popullit të besëlidhjes së Jehovait e hodhi poshtë dritën. Për pasojë, Isaia pa shkatërrimin e mbretërisë veriore të Izraelit si komb. Gjithashtu, në vitin 607 p.e.s., Jerusalemi dhe tempulli i tij u shkatërruan dhe banorët e Judës u çuan në mërgim. Por, ata që dëgjuan fjalën e Jehovait morën forcë për t’i bërë ballë apostazisë së atyre ditëve. Në lidhje me vitin 607 p.e.s., Jehovai premtoi se ata që do ta dëgjonin, do të mbijetonin. (Jeremia 21:8, 9) Sot, ne që e duam dritën mund të mësojmë shumë nga ajo që ndodhi në atë kohë.—Efesianëve 5:5.
Lumturia e atyre që janë në dritë
3. Sot, çfarë sigurie mund të kemi, cilin ‘komb të drejtë’ duam dhe cilin «qytet të fortë» ka ky ‘komb’?
3 «Ne kemi një qytet të fortë. [Perëndia] vendos shpëtimin si mure dhe si barrikadë. Hapni portat që të mund të hyjë kombi i Isaia 26:1, 2, BR) Këto janë fjalët ngazëllyese të njerëzve që i besuan Jehovait. Judenjtë besimplotë në ditët e Isaisë i drejtoheshin Jehovait si i vetmi Burim i vërtetë i sigurisë, jo perëndive të rremë të bashkëkombësve të tyre. Sot, kemi të njëjtën siguri. Për më tepër, e duam ‘kombin e drejtë’ të Jehovait, «Izraelin e Perëndisë». (Galatasve 6:16; Mateu 21:43) Edhe Jehovai e do këtë komb për shkak të sjelljes së tij besimplote. Me bekimin e tij, Izraeli i Perëndisë ka «një qytet të fortë», një organizatë ngjashëm një qyteti, e cila e mbështet dhe e mbron.
drejtë, që mban një sjellje besnike.» (4. Cilin qëndrim mendor bëjmë mirë të kultivojmë?
4 Ata që ndodhen brenda këtij ‘qyteti’ janë shumë të vetëdijshëm se ‘prirjen që është e mbështetur mirë [Jehovai] do ta ruajë në paqe të vazhdueshme, sepse e vendos besimin te [Jehovai]’. Jehovai i mbështet ata që e kanë mendjen të prirur për të besuar tek ai dhe për të qenë në përputhje me parimet e tij të drejta. Kështu, personat besimplotë në Judë ia vunë veshin thirrjes së Isaisë: «Besoni te Jehovai në çdo kohë, sepse në Jah Jehovain është Shkëmbi i kohëve të pacaktuara.» (Isaia 26:3, 4, BR; Psalmi 9:10; 37:3; Fjalët e urta [Proverbat] 3:5) Ata që kanë këtë qëndrim mendor e konsiderojnë «Jah Jehovain» si të vetmin Shkëmb të sigurt. Ata gëzojnë «paqe të vazhdueshme» me të.—Filipianëve 1:2; 4:6, 7.
Perëndia përul armiqtë e tij
5, 6. (a) Si u përul Babilonia e lashtë? (b) Në ç’mënyrë u poshtërua «Babilonia e Madhe»?
5 Ç’të themi nëse ata që besojnë te Jehovai kanë shtrëngime? Nuk kanë pse të kenë frikë. Jehovai i lejon këto gjëra për njëfarë kohe, por në fund sjell lehtësim, kurse ata që i shkaktojnë shtrëngimet hasin gjykimin e tij. (2 Selanikasve 1:4-7; 2 Timoteut 1:8-10) Shqyrtoni rastin e njëfarë ‘qyteti të ngritur’. Isaia thotë: «[Jehovai] i ka ulur ata që banonin në lartësi, qytetin e ngritur. Ai e ul, e ul atë deri në tokë; e bën të prekë pluhurin. Atë do ta shkelë këmba, këmbët e të munduarit, hapat e të mjerëve.» (Isaia 26:5, 6, BR) Qyteti i ngritur, i përmendur këtu, mund të jetë Babilonia. Ky qytet patjetër që e mundoi popullin e Perëndisë. Por, çfarë i ndodhi Babilonisë? Në vitin 539 p.e.s., ajo ra në duart e medëve dhe të persëve. Çfarë uljeje!
6 Në ditët tona, fjalët profetike të Isaisë e përshkruajnë më së miri atë që i ndodhi ‘Babilonisë së Madhe’ që nga viti 1919. Ky qytet i ngritur pati një rënie poshtëruese vitin kur Zbulesa 14:8) Ajo që ndodhi më pas ishte edhe më poshtëruese. Ai grup i vogël të krishterësh u kthye për të ‘shkelur me këmbë’ atë që i kishte pasur robër. Në vitin 1922, ata filluan të lajmëronin fundin e afërt të të ashtuquajturit krishterim, duke shpallur botërisht katër të rënat engjëllore të trumbetave, për të cilat flitet te Zbulesa 8:7-12, si dhe tri mjerimet e parathëna te Zbulesa 9:1–11:15.
u detyrua të lironte popullin e Jehovait nga robëria frymore. («Shtegu i të drejtit është drejtësia»
7. Cilën udhëheqje marrin ata që i drejtohen dritës së Jehovait, te kush shpresojnë dhe çfarë gjëje kanë për zemër?
7 Jehovai siguron shpëtim për ata që i drejtohen dritës së tij dhe i udhëheq nëpër shtegun, për të cilin tregon më tej Isaia: «Shtegu i të drejtit është drejtësia. Duke qenë se je i drejtë, ti do t’ia sheshosh rrugën të drejtit. Po, për shtigjet e gjykimeve të tua, o Jehova, ne kemi shpresuar te ti. Dëshira e shpirtit tonë ka qenë për emrin tënd dhe për përkujtimin tënd.» (Isaia 26:7, 8, BR) Jehovai është një Perëndi i drejtë dhe ata që e adhurojnë duhet të zbatojnë normat e tij të drejta. Kur veprojnë kështu, Jehovai i udhëheq, duke ua sheshuar rrugën. Duke ia vënë veshin udhëheqjes së tij, këta persona të butë tregojnë se shpresojnë te Jehovai dhe e kanë për zemër emrin e tij, ‘përkujtimin’ e tij.—Eksodi (Dalja) 3:15.
8. Çfarë qëndrimi shembullor shfaqi Isaia?
8 Isaia e kishte për zemër emrin e Jehovait. Kjo është e dukshme nga fjalët e tij të mëtejshme: «Me shpirtin tim të kam dëshiruar natën, po, me frymën që është brenda meje vazhdoj të të kërkoj, sepse, kur nga ti ka gjykime për tokën, banorët e tokës prodhuese me siguri mësojnë drejtësinë.» (Isaia 26:9, BR) Isaia e dëshironte Jehovain ‘me shpirtin e tij’, me gjithë qenien e tij. Përfytyrojeni profetin që përdorte qetësinë e natës për t’iu lutur Jehovait, duke shprehur mendimet e tij më të thella dhe duke kërkuar me zjarr udhëheqjen e Jehovait. Sa shembull i shkëlqyer! Për më tepër, Isaia e mësoi drejtësinë nga veprimet gjyqësore të Jehovait. Në këtë fushë, ai na kujton nevojën për vigjilencë të vazhdueshme, duke qëndruar syçelë për të dalluar vullnetin e Jehovait.
Disa zgjedhin errësirën
9, 10. Çfarë veprash dashamirësie kreu Jehovai ndaj kombit të tij jobesnik, por, si u përgjigjën ata?
9 Jehovai i tregoi shumë dashamirësi Judës, por, mjerisht, jo të gjithë u përgjigjën mirë. Shpesh, pjesa dërrmuese zgjodhi rebelimin dhe apostazinë në vend të dritës të së vërtetës së Jehovait. Isaia tha: «Ndonëse të ligut do t’i tregohet favor, ai thjesht nuk do ta mësojë drejtësinë. Në vendin e drejtësisë do të veprojë në mënyrë të padrejtë dhe nuk do ta shohë madhështinë e Jehovait.»—Isaia 26:10, BR.
10 Në ditët e Isaisë, kur dora e Jehovait e mbrojti Judën nga armiqtë e saj, shumica nuk deshi ta pranonte këtë. Kur ai i bekonte me paqen e tij, kombi nuk tregonte asnjë Isaia 26:11-13) Megjithatë, me kohë një mbetje e kombit u kthye në atdhe, tashmë e disiplinuar.
mirënjohje. Prandaj, Jehovai i braktisi që t’u shërbenin ‘zotërinjve të tjerë’, duke lejuar përfundimisht që judenjtë të merreshin robër në Babiloni në vitin 607 p.e.s. (11, 12. (a) Çfarë të ardhme kishte për robëruesit e Judës? (b) Në vitin 1919, çfarë të ardhme kishte për ish-robëruesin e shërbëtorëve të mirosur të Jehovait?
11 Ç’të themi për ata që mbanin në robëri Judën? Në mënyrë profetike, Isaia përgjigjet: «Ata kanë vdekur; nuk do të jetojnë. Të pafuqishëm në vdekje, ata nuk do të ngrihen. Prandaj e ke drejtuar vëmendjen nga ata, që të mund t’i asgjësosh dhe të shkatërrosh çdo përmendje të tyre.» (Isaia 26:14, BR) Po, pasi Babilonia ra në vitin 539 p.e.s., për të nuk kishte më të ardhme. Me kalimin e kohës, qyteti nuk do të ishte më. Ajo do të ishte ‘e pafuqishme në vdekje’ dhe perandoria e saj kolosale do të mbetej vetëm në librat e historisë. Çfarë paralajmërimi është ky për ata që shpresojnë te të fuqishmit e kësaj bote!
12 Disa pjesë të kësaj profecie patën një përmbushje kur Perëndia lejoi që shërbëtorët e tij të mirosur të shkonin në robëri frymore në vitin 1918 dhe pastaj i çliroi në vitin 1919. Që nga ai çast e më tej, e ardhmja e ish-robëruesit të tyre—kryesisht i ashtuquajturi krishterim—ishte e zymtë. Kurse bekimet që e prisnin popullin e Jehovait ishin vërtet të shumta.
«Ti i ke shtuar kombit»
13, 14. Ç’bekime të pasura kanë gëzuar shërbëtorët e mirosur të Jehovait që nga viti 1919?
13 Perëndia e bekoi frymën e penduar të shërbëtorëve të tij të mirosur, në vitin 1919, dhe i bëri të rriten. Së pari, iu kushtua vëmendje mbledhjes së pjesëtarëve të fundit të Izraelit të Perëndisë dhe më pas filloi të mblidhej ‘një shumicë e madhe’ nga ‘delet e tjera’. (Zbulesa 7:9; Gjoni 10:16) Këto bekime u parathanë në profecinë e Isaisë: «Ti i ke shtuar kombit, o Jehova, ti i ke shtuar kombit, ke lëvduar veten. I ke shtrirë larg gjithë kufijtë e vendit. O Jehova, gjatë ngushticës ata e kanë drejtuar vëmendjen nga ti; kanë derdhur një pëshpërimë lutjeje kur disiplinoheshin prej teje.»—Isaia 26:15, 16, BR.
14 Sot, kufijtë e Izraelit të Perëndisë janë shtrirë në gjithë tokën dhe shumica e madhe që është shtuar numëron tani rreth gjashtë milionë pjesëmarrës entuziastë në veprën e predikimit të lajmit të mirë. (Mateu 24:14) Çfarë bekimi nga Jehovai! E çfarë lavdie që i sjell kjo emrit të tij! Ky emër sot dëgjohet në 235 vende, një përmbushje e mrekullueshme e premtimit të tij.
15. Cila ringjallje simbolike ndodhi në vitin 1919?
15 Juda kishte nevojë për ndihmën e Jehovait që të çlirohej nga robëria në Babiloni. Nuk do të mund ta kishin bërë vetë këtë. (Isaia 26:17, 18) Në mënyrë të ngjashme, çlirimi i Izraelit të Perëndisë, në vitin 1919, ishte provë e mbështetjes së Jehovait. Nuk mund të kishte ndodhur pa të. Kaq mahnitës ishte ndryshimi i gjendjes së tyre, saqë Isaia e krahason me një ringjallje: «Të vdekurit e tu do të jetojnë. Një kufomë e imja—ata do të ngrihen. Zgjohuni dhe bërtitni nga gëzimi, ju që banoni në pluhur! Sepse vesa jote është si vesa e mëllagave dhe vetë toka do të lërë të bien nëpërmjet lindjes, madje edhe ata që janë të pafuqishëm në vdekje.» (Isaia 26:19, BR; Zbulesa 11:7-11) Pikërisht, ata që ishin të pafuqishëm në vdekje, si të thuash, do të rilindnin për një veprimtari të rinovuar!
Mbrojtje në kohë të rrezikshme
16, 17. (a) Në vitin 539 p.e.s., çfarë duhej të bënin judenjtë që të mbijetonin gjatë rënies së Babilonisë? (b) Çfarë janë ndoshta sot ‘dhomat e brendshme’ dhe si nxjerrim dobi prej tyre?
16 Shërbëtorët e Jehovait kanë gjithnjë nevojë për mbrojtjen e tij. Por, së shpejti ai do ta shtrijë krahun për herë të fundit kundër botës së Satanait, prandaj adhuruesve të Jehovait do t’u duhet ndihma e tij si kurrë më parë. (1 Gjonit 5:19) Në lidhje me atë kohë të rrezikshme, Jehovai na paralajmëron: «Shko, populli im, hyr në dhomat e tua të brendshme dhe mbyll dyert e tua pas vetes. Fshihu veç një çast, derisa të kalojë denoncimi. Sepse ja, Jehovai po del nga vendi i tij për të kërkuar llogari për gabimin që banori i vendit ka kryer kundër tij dhe vendi me siguri do të ekspozojë gjakderdhjen e tij dhe nuk do t’i fshehë më të vrarët e tij.» (Isaia 26:20, 21, BR; Sofonia 1:14) Ky paralajmërim u tregoi judenjve si të mbijetonin gjatë rënies së Babilonisë në vitin 539 p.e.s. Ata që do t’ia kishin vënë veshin paralajmërimit, do të kishin qëndruar në shtëpi, të sigurt nga ushtarët pushtues që gjendeshin nëpër rrugë.
17 Sot, ‘dhomat e brendshme’ të profecisë mund të kenë të bëjnë me dhjetëra mijë kongregacionet e popullit të Jehovait anembanë botës. Këto kongregacione janë një mbrojtje edhe tani, një vend ku të krishterët gjejnë siguri midis vëllezërve të tyre, nën kujdesin e dashur të pleqve. (Isaia 32:1, 2; Hebrenjve 10:24, 25) Kjo është veçanërisht e vërtetë, po të kemi parasysh afërsinë e fundit të këtij sistemi, kur mbijetesa do të varet nga bindja.—Sofonia 2:3.
18. Si do ta «vrasë përbindëshin e detit» Jehovai së shpejti?
18 Në lidhje me atë kohë, Isaia profetizon: «Në atë ditë, Jehovai, me shpatën e tij të fortë, të madhe dhe të fuqishme, do ta drejtojë vëmendjen nga Leviathani, gjarpri rrëshqitës, po, nga Leviathani, gjarpri dredhues, dhe me siguri do ta vrasë përbindëshin e detit që është në det.» (Isaia 27:1, BR) Cili është «Leviathani» i ditëve tona? Nga sa duket, është «gjarpri i hershëm», vetë Satanai, së bashku me sistemin e tij të lig, të cilin e përdor për të bërë luftë kundër Izraelit të Perëndisë. (Zbulesa 12:9, 10, 17; 13:14, 16, 17) Në vitin 1919, Leviathani e humbi kontrollin mbi popullin e Perëndisë. Përfundimisht, ai do të zhduket për fare. (Zbulesa 19:19-21; 20:1-3, 10) Kështu, Jehovai do të «vrasë përbindëshin e detit». Ndërkohë, asgjë nga ato që Leviathani mund të përpiqet të bëjë kundër popullit të Jehovait nuk do të ketë sukses të qëndrueshëm. (Isaia 54:17) Sa ngushëlluese është për ne të kemi këtë siguri!
«Një vresht vere shkumëzuese»
19. Cila është gjendja e mbetjes sot?
19 A nuk kemi çdo arsye për t’u gëzuar, duke pasur parasysh gjithë këtë dritë nga Jehovai? Patjetër që po! Isaia e përshkruan bukur gëzimin e popullit të Jehovait kur shkruan: «Në atë ditë këndoni për të, o njerëz: ‘Një vresht vere shkumëzuese! Unë Jehovai e ruaj. Në çdo çast do ta ujit. Me qëllim që asnjë të mos e drejtojë vëmendjen nga ajo, do ta ruaj natë e ditë.’» (Isaia 27:2, 3, BR) Jehovai është kujdesur për ‘vreshtin’ e tij, për mbetjen e Izraelit të Perëndisë dhe për shokët e tyre të palodhur. (Gjoni 15:1-8) Përfundimet kanë qenë frytet që i sjellin lavdi emrit të tij dhe që shkaktojnë gëzim të madh ndër shërbëtorët e tij në tokë.
20. Si e mbron Jehovai kongregacionin e krishterë?
20 Mund të jemi të drithëruar që Jehovai e ka ndalur zemërimin e mëparshëm kundër shërbëtorëve të tij të mirosur, për shkak të të cilit i la të shkonin në robëri frymore në vitin 1918. Vetë Jehovai thotë: «Nuk jam më i zemëruar. Kush do të më japë ferra dhe barëra të këqija në betejë? Do të shkel mbi to. Do t’u vë flakën në të njëjtën kohë. Përndryshe, le të mbërthejë fortesën time, le të bëjë paqe me mua; paqe le të bëjë me mua.» (Isaia 27:4, 5, BR) Për t’u siguruar se hardhia e tij vazhdon të prodhojë një bollëk me ‘verë shkumëzuese’, Jehovai shtyp dhe djeg të gjitha ndikimet ngjashëm barërave të këqija që mund ta dëmtojnë hardhinë. Prandaj, askush të mos e vërë në rrezik mirëqenien e kongregacionit të krishterë! Të gjithë le të ‘mbërthejmë fortesën e Jehovait’, duke kërkuar favorin dhe mbrojtjen e tij. Duke bërë kështu, bëjmë paqe me Perëndinë, e cila është kaq e rëndësishme, saqë Isaia e përmend dy herë.—Psalmi 85:1, 2, 8; Romakëve 5:1.
21. Në ç’mënyrë vendi prodhues është mbushur me «prodhim»?
21 Bekimet vazhdojnë: «Në ditët që do të vijnë Jakobi do të hedhë rrënjë, Izraeli do të nxjerrë lule e do të lëshojë lastarë dhe do të mbushin sipërfaqen e vendit prodhues me prodhim.» (Isaia 27:6, BR) Ky varg është përmbushur që nga viti 1919, duke siguruar dëshmi të mrekullueshme të fuqisë së Jehovait. Të krishterët e mirosur e kanë mbushur tokën me «prodhim», me ushqim frymor plot vlera. Në mes të një bote të korruptuar, ata i ruajnë me gëzim normat e larta të Perëndisë. Dhe Jehovai vazhdon t’i bekojë me rritje. Rrjedhimisht, miliona shokët e tyre, delet e tjera, «i bëjnë [Perëndisë] shërbim të shenjtë ditë e natë». (Zbulesa 7:15) Le të mos e humbim kurrë nga sytë privilegjin e jashtëzakonshëm për të marrë nga ky «prodhim» dhe për ta ndarë me të tjerët!
22. Cilat bekime do të kenë ata që e pranojnë dritën?
22 Në këto kohë kritike, kur errësira mbulon tokën dhe terri i dendur mbulon grupet kombëtare, a nuk jemi mirënjohës që Jehovai hedh dritë frymore mbi popullin e tij? (Isaia 60:2; Romakëve 2:19; 13:12) Për të gjithë që e pranojnë këtë dritë, ajo nënkupton paqe mendore dhe gëzim tani e, madje, edhe jetën e përhershme në të ardhmen. Pra, duke pasur arsye të vlefshme, ne që e duam dritën i ngremë zemrat në lavdërim të Jehovait dhe themi së bashku me psalmistin: «Jehovai është fortesa e jetës sime. Nga kush do të jem i tmerruar? Shpreso te Jehovai; ji i guximshëm dhe zemra jote le të jetë e fortë. Po, shpreso te Jehovai.»—Psalmi 27:1b, 14, BR.
A ju kujtohet?
• Çfarë të ardhme ka për ata që shtypin popullin e Jehovait?
• Cila rritje profetizohet te libri i Isaisë?
• Brenda cilave ‘dhoma të brendshme’ duhet të qëndrojmë dhe përse?
• Përse gjendja e popullit të Jehovait i sjell lavdi atij?
[Pyetjet]
[Kutia në faqen 22]
NJË BOTIM I RI
Pjesa më e madhe e informacionit të trajtuar në këta dy artikuj studimi u paraqit në formë fjalimi në programin e kongresit krahinor 2000-2001. Në fund të fjalimit, u prezantua një botim i ri, me titull Profecitë e Isaisë: Dritë për gjithë njerëzimin I. Ky libër me 416 faqe përmban një trajtim varg për varg të 40 kapitujve të parë të librit të Isaisë.
[Figura në faqen 18]
Vetëm të drejtët lejohen të hyjnë në «qytetin e fortë» të Jehovait, në organizatën e tij
[Figura në faqen 19]
Isaia e kërkonte Jehovain «natën»
[Figura në faqen 21]
Jehovai e mbron «vreshtin» e tij dhe e bën të frytshëm