Çfarë shprese ka për të vdekurit?
Vdekja na prek të gjithëve, por a mbaron gjithçka me të? A mbeten përgjithmonë në harresë të vdekurit? Apo kanë shpresë?
SHIKO ÇFARË THOTË BIBLA:
TË VDEKURIT NUK LIHEN NË HARRESË
«Të gjithë ata që janë në varre . . . do të dalin.»—Gjoni 5:28, 29.
Perëndia nuk i harron të vdekurit; ata që janë në kujtesën e tij, do të kthehen në jetë.
NË TOKË DO TË KETË RINGJALLJE
«Do të ringjallen si të drejtët, edhe të padrejtët.»—Veprat 24:15.
Miliarda njerëz do të rikthehen në jetë, me shpresën që të jetojnë përgjithmonë në paqe të plotë.
SHPRESA E RINGJALLJES ËSHTË E BESUESHME
«[Perëndia] numëron yjet dhe i thërret të gjitha me emër.»—Psalmi 147:4.
Meqë Zoti i thërret me emër të gjitha yjet, është i aftë t’i kujtojë kollaj njerëzit që do të ringjallë.