Privacy Settings

To provide you with the best possible experience, we use cookies and similar technologies. Some cookies are necessary to make our website work and cannot be refused. You can accept or decline the use of additional cookies, which we use only to improve your experience. None of this data will ever be sold or used for marketing. To learn more, read the Global Policy on Use of Cookies and Similar Technologies. You can customize your settings at any time by going to Privacy Settings.

1. Rrënojat pas një katastrofe natyrore; 2. Një krevat spitali; 3. Një aksident automobilistik

 TEMA KRYESORE | SI T’I PËRBALLOSH TRAGJEDITË?

Kur ndodh një tragjedi

Kur ndodh një tragjedi

HERËT a vonë, pothuajse të gjithë preken nga ndonjë tragjedi. Këtu futen edhe ata që duket se kanë çdo gjë.

BIBLA THOTË:

«Garën nuk e fitojnë gjithmonë të shpejtët dhe as betejën të fuqishmit. Të mençurit nuk kanë ushqim, as njerëzit me kuptueshmëri nuk kanë pasuri, as ata me njohuri nuk kanë hir, sepse të gjithëve u rastis të kalojnë kohë të vështira dhe të përjetojnë ngjarje të paparashikuara.»Eklisiastiu 9:11.

Prandaj, çështja nuk është nëse do të kesh vështirësi, por si do të reagosh kur të kesh vështirësi. Për shembull:

  • Çfarë do të bësh nëse humbet të gjitha zotërimet nga një katastrofë natyrore?

  • Çfarë do të bësh nëse diagnostikohesh me një sëmundje vdekjeprurëse?

  • Çfarë do të bësh nëse të vdes një njeri i dashur?

Dëshmitarët e Jehovait, botuesit e kësaj reviste, besojnë se Bibla mund të të ndihmojë jo vetëm të përballosh një tragjedi, por edhe të kesh një bazë të fortë për të shpresuar. (Romakëve 15:4) Shqyrto tri përvoja që tregojnë se si të ndihmon ajo.