Parajsa jonë: Tani dhe në të ardhmen
Kënga 220
Parajsa jonë: Tani dhe në të ardhmen
1. Per’ndi i dashur, të lëvdojmë,
jemi në parajs’ frym’sisht’.
Me an’ t’studimit, lutjes,
mbledhjes ndihmë marrim fuqimisht.
Ndaj të fal’nderojmë
që na jep bekim,
që n’shërbimin ton’
t’gjejm’ paqe dhe gëzim.
Shum’ dashuri për ty dhe
njer’zit ndiejmë thell’; kjo na bashkon.
Ndaj dhe shërbimi që për ty bëjm’
asnjëher’, jo, nuk dështon.
2. Administrimin e drejt’sisë
ia ke lën’ Jezuit Mbret.
Në t’djathtën tënde i lart’suar
mbi çdo gjë sundon ai vet’.
O Jah të lëvdojmë
se t’njohur ke bër’
qëllimin që ti ke
t’na mbledhësh të tër’.
Ndaj të tregojm’ se të denj’ jemi
për k’të lajm’ që predikojm’.
Për asnjë çast të mos ndalojmë
që të butët të mësojm’.
3. Pas përfundimit të betejës
që vet’ Jah do të zhvilloj’,
djalli si dhe çdo engjëll i lig’
në humner’ do t’përfundoj’.
Më pas shërbëtorët
që në varre flen’,
do t’vijn’ prap’ në jetë,
në Parajs’ do t’jen’.
Do të ndihmojnë që gjith’ njer’zit
të arrijn’ përsosmërin’
dhe shum’ bekime në mbar’ tokën,
do të ket’ tër’ përjet’sin’.