A dëshiron të dish më shumë për Biblën?
A dëshiron të dish më shumë për Biblën?
Përse ta lexosh Biblën?
BIBLA është ndryshe nga çdo libër tjetër. Ajo përmban udhëzime të dashura nga Perëndia. (1 Selanikasve 2:13) Nëse e zbaton atë që mëson Bibla, do të përfitosh shumë. Dashuria për Perëndinë do të të rritet dhe do t’i afrohesh atij, Dhënësit të ‘çdo dhurate të mirë dhe çdo gjëje të përsosur’. (Jakovit 1:17) Do të arrish të mësosh se si t’i afrohesh atij në lutje. Në kohë të vështira, mund të përjetosh ndihmën e Perëndisë. Nëse e vë jetën në harmoni me normat e paraqitura në Bibël, Perëndia do të të japë jetën e përhershme.—Romakëve 6:23.
Bibla përmban të vërteta që japin ndriçim. Ata që marrin njohuri nga Bibla çlirohen nga konceptet e gabuara, të cilat sundojnë jetën e miliona njerëzve. Për shembull, duke njohur të vërtetën për atë që ndodh pas vdekjes çlirohemi nga frika se të vdekurit mund të na dëmtojnë ose që të afërmit dhe miqtë tanë të vdekur janë duke vuajtur. (Ezekieli 18:4) Mësimi i Biblës për ringjalljen i ngushëllon ata që vdekja u ka marrë njerëzit e dashur. (Gjoni 11:25) Njohja e së vërtetës rreth engjëjve të ligj na bën syçelë ndaj rreziqeve të spiritizmit dhe na ndihmon të kuptojmë pse ka kaq shumë telashe në tokë.
Parimet që na ka dhënë Perëndia në Bibël na tregojnë se si të jetojmë në një mënyrë që na sjell dobi fizike. Për shembull, të qenët «i përkorë në zakone» luan një rol të rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë. (1 Timoteut 3:2) Duke ‘u pastruar nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës’, shmangim dëmtimin e shëndetit tonë. (2 Korintasve 7:1) Zbatimi i këshillave të Perëndisë, të cilat i gjejmë në Bibël, gjithashtu, nxit lumturinë në martesë dhe respektin për veten.—1 Korintasve 6:18.
Nëse e zbaton Fjalën e Perëndisë, do të jesh më i lumtur. Njohuria biblike na jep shpresë dhe na ndihmon të gjejmë paqe të brendshme e kënaqësi. Na ndihmon të kultivojmë cilësi tërheqëse, të tilla si: dhembshuria, dashuria, gëzimi, paqja, mirëdashja dhe besimi. (Galatasve 5:22, 23; Efesianëve 4:24, 32) Këto cilësi na ndihmojnë të bëhemi bashkëshortë më të mirë, baballarë ose nëna më të mira dhe djem ose vajza më të mira.
A ke menduar ndonjëherë për të ardhmen? Profecitë e Biblës na tregojnë se ku jemi në rrjedhën e kohës. Jo vetëm që këto profeci përshkruajnë kushtet e botës sot, por tregojnë, gjithashtu, se Perëndia së shpejti do ta kthejë tokën në një parajsë.—Ndihmë për të kuptuar Biblën
Ndoshta je përpjekur ta lexosh Biblën, por të është dukur e vështirë për ta kuptuar. Mbase nuk di ku të kërkosh në Bibël, që të gjesh përgjigje për pyetjet e tua. Nëse është kështu, nuk je vetëm. Të gjithë kemi nevojë për ndihmë që ta kuptojmë Fjalën e Perëndisë. Dëshmitarët e Jehovait u japin arsimim biblik falas miliona njerëzve, në rreth 235 vende. Ata do të ishin të lumtur të të ndihmonin edhe ty.
Zakonisht, më e mira është që Bibla të studiohet gradualisht, duke filluar me mësimet bazë. (Hebrenjve 6:1) Ndërsa vazhdon, do të kesh më shumë mundësi të marrësh ‘ushqim të fortë’, pra, të vërteta më të thella. (Hebrenjve 5:14) Autoriteti është Bibla. Botimet e bazuara në Bibël, si libri Çfarë mëson vërtet Bibla? do të të ndihmojnë të kuptosh referimet biblike për një shumëllojshmëri çështjesh.
A je i gatshëm të kalosh kohë çdo javë për të kuptuar Biblën?
Studimi biblik, zakonisht, mund të caktohet në një kohë dhe në një vend të volitshëm për ty. Shumë studiojnë në shtëpinë e tyre. Disa, madje, studiojnë me anë të telefonit. Programi i studimit nuk është një kurs me shumë veta, por një rregullim i përshtatur sipas rrethanave, duke përfshirë nivelin e njohurisë dhe të arsimimit tënd. Nuk ka provime kualifikimi dhe nuk do të të bëjnë të ndihesh në siklet. Do të gjesh përgjigjet e pyetjeve të tua rreth Biblës e do mësosh si t’i afrohesh Perëndisë.
Nuk duhet të paguash për një studim të tillë biblik. (Mateu 10:8) Ai ofrohet falas për njerëzit e të gjitha feve dhe për ata që nuk praktikojnë ndonjë lloj feje, por që janë vërtet të interesuar të rritin njohurinë e tyre për Fjalën e Perëndisë.
Kush mund të marrë pjesë në bisedë? Gjithë familja jote, ndonjë mik që ke ftuar ose, nëse parapëlqen, biseda mund të bëhet vetëm me ty.
Shumë veta lënë mënjanë një orë çdo javë për të studiuar Biblën. Nëse ke mundësi të kalosh më shumë kohë ose je i kufizuar vetëm në pak kohë çdo javë, Dëshmitarët do ta vënë veten në dispozicion për të të ndihmuar.
Një ftesë për të mësuar
Të ftojmë t’i takosh Dëshmitarët e Jehovait. Një mënyrë për ta bërë këtë është të shkruash në një nga adresat e mëposhtme. Më pas, do të bëhen rregullime që dikush të drejtojë një studim biblik falas në shtëpi me ty.
□ Më dërgoni një kopje të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?
Trego në cilën gjuhë.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.