2-8 shtator
PSALMET 79-81
Kënga 29 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. Trego dashuri për emrin e lavdishëm të Jehovait
(10 min.)
Largohu nga praktikat që e çnderojnë Jehovain (Ps 79:9; w17.02 9 ¶5)
Thërrit emrin e Jehovait (Ps 80:18; ijwbv 3 ¶4-5)
Jehovai i bekon pa masë ata që i binden dhe tregojnë dashuri për emrin e tij (Ps 81:13, 16)
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
-
Ps 80:1—Pse emri i Jozefit ndonjëherë përdorej për t’iu referuar të gjitha fiseve të Izraelit? (it Jozefi ¶38-39)
-
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Ps 79:1–80:7 (th mësimi 10)
4. Nis një bisedë
(1 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Ofro një studim. (lmd mësimi 4, pika 4)
5. Nis një bisedë
(3 min.) DËSHMI JOFORMALE. Ofro një studim. (lmd mësimi 4, pika 3)
6. Nis një bisedë
(2 min.) DËSHMI PUBLIKE. Ofro një studim. (lmd mësimi 3, pika 3)
7. Ushqe interesin
(5 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Ofroji studim një të interesuari që nuk ka pranuar të studiojë në të shkuarën. (lmd mësimi 8, pika 3)
Kënga 10
8. «Do të shenjtërojnë emrin tim»
(15 min.) Diskutim.
Satanai nisi të shpifte për emrin e Perëndisë në kopshtin e Edenit. Që nga ajo kohë, shfajësimi i emrit të Jehovait është bërë çështja më e rëndësishme me të cilën përballen të gjitha krijesat inteligjente.
Mendo për disa nga gënjeshtrat e urryera që ka përhapur Satanai për Jehovain. Ai e ka akuzuar Perëndinë se është një sovran i ashpër dhe mizor. (Zn 3:1-6; Jb 4:18, 19) Gjithashtu thotë se ata që e adhurojnë Jehovain, nuk e duan vërtet Atë. (Jb 2:4, 5) Madje ka bindur miliona veta të besojnë se botën e bukur përreth nesh nuk e ka krijuar Jehovai.—Ro 1:20, 21.
Si ndihesh kur dëgjon gënjeshtra të tilla? Me siguri, të lind dëshira për ta mbrojtur Jehovain. Ai e dinte se populli i vet do të kontribuonte me dëshirë në shenjtërimin e emrit të Tij. (Krahaso Isainë 29:23.) Atëherë, ç’mund të bësh ti?
-
Ndihmoji të tjerët ta njohin dhe ta duan Jehovain. (Gjo 17:25, 26) Ji i gatshëm t’u japësh prova për ekzistencën e tij dhe t’i mësosh për cilësitë e bukura që ka.—Is 63:7
-
Duaje Jehovain me gjithë zemër. (Mt 22:37, 38) Bindju urdhërimeve të tij, jo vetëm ngaqë janë për të mirën tënde, por edhe ngaqë dëshiron ta bësh të lumtur.—Pr 27:11
Shihni VIDEON Dashuria nuk shuhet kurrë pavarësisht nga . . . Ambienti i paperëndishëm në shkollë, dhe pastaj bëj këto pyetje:
-
Si e mbrojtën emrin e Jehovait Ariela dhe Diego?
-
Çfarë i motivoi të merrnin anën e Jehovait?
-
Si mund ta imitosh shembullin e tyre?
9. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) bt kap. 15 ¶1-7 dhe hyrja e pjesës 6