Nga përndjekës i egër në dëshmitar të zellshëm
Sauli veproi në përputhje me atë që mësoi pa humbur kohë. Pse ai veproi kështu ndërsa të tjerë jo? Sepse i frikësohej Perëndisë më shumë sesa njerëzve dhe e çmonte thellësisht mëshirën që i kishte treguar Krishti. Nëse po studion Biblën, por ende s’je pagëzuar, a do të imitosh Saulin e të veprosh me vendosmëri sipas asaj që ke mësuar?